TI MERITON SUKSESIN

viber image

TI MERITON SUKSESIN

NËSE JENI DUKE PRITUR PËR NJË SHENJË QË JETA JUAJ TË NDRYSHOJË!

DUHET VETËM NJË PERSON QË TË NDRYSHOJË JETËN TUAJ, E DINI KUSH ËSHTË AI?

JENI JU…!

Pse jeni ju?

  • A ju duket vetja sikur nuk jeni si të tjerët?
  • A ju duket vetja sikur si përkisni vendit ku keni lindur?
  • A ju duket vetja sikur askush nuk ju kupton?
  • A ju duket vetja sikur jeni të frikësuar të shfaqni talentet?
  • A ju duket vetja sikur keni një dhunti të pashfaqur me të tjerët?
  • A ju duket vetja sikur ju meritoni lumturi, sukses, gëzim?
  • A ju duket vetja sikur jeta nuk është e drejtë me ju?  

 

CILI ËSHTË SYNIMI JUAJ?

Si do të donit të jetë jeta juaj ndryshe? 

E Tashmja dhe e Ardhmja është në duart tua dhe zgjidhjeve inovative që do të trajtohen në prezantimet dinamike, plot ritëm dhe nëpërmjet strategjive karakteristike që kanë folësit Sheki Useini dhe Mimoza Thaqi, jeta e tyre është rruga që ata ndajnë me ju. Ata ecën dhe vazhdojnë të ecin rrugën me shumë pikëkthesa që të dërgon te suksesi i vërtetë jetësor!

Ata nuk flasin fjalën por flasin rrugën.

Sheki Useini rrjedh nga një familje që nuk i mundësoi atij atë që ai kërkonte, ai filloi rrugëtimin e tij shumë i ri, shkoi në Zvicër me para të huazuara dhe arriti majat e suksesit… 

Ai gjithnjë kërkonte çka të veçantë tek ai, ashtu si ju që lexoni këto rreshta dhe e dini këtë veçanti! Por ai nuk ndaloi asnjëherë duke kërkuar cila ishte ajo që ai mund të bëj më mirë se gjithçka tjetër dhe e gjeti. Këtë ai e ndan me ju në këtë saminar!

Nuk rreshti së kërkuari për dituri duke marrë pjesë në seminare të ndryshme të cilët i ndihmuan atij në suksesin e tij financiar, intelektual dhe shpirtëror.

Në vitin 2016 ai gjithashtu qëndroi në  Qendrën Ndërkombëtare të Meditimit dhe Transformimit OSHO në Pune Indi

13339544_286902824981247_5406391705587735594_n

Ai thotë se kjo ishte një eksperiencë e stilit “no coment”!

Ja se si komentoi Sheki Useini nga India:

Përshëndetje nga thellësia e Zemrës për të gjithë ata, të cilët nga dhurata JETË, kanë vendosur të bëjnë më të mirën e mundshme.
Mësimi i teknikave funksionale të meditimit dhe pasurimi me Dituri të reja çdo ditë këtu në Indi, bashkërisht me më shumë se 500 meditues nga më tepër se 80 nacionalitete nga mbarë Bota, është një përvojë “par exellence”. Më pëlqen që jam dëshmitarë i drejtpërtdrejtë i një koncepti që në pikë të parë favorizon ngritjen e vetëdijes, kompaktësimin e të menduarit pozitiv, thellësimin e dashurisë ndaj vetes dhe të tjerëve, zhvillimin dhe lartësimin e dhuntive personale, suksesin në jetë si dhe qetësinë shpirtërore.
Të bekuar qofshi kudo që jeni dhe mirë u pafsha së shpejti.

Për më shumë informata lidhur me jetën e tij lexoni në këtët link:

Biografia e Sheki Useini

Në seminar do të trajtojë këto tema:

RREGJISTROHU KETU

  1. Kush është NORM-ai nuk është i veçantë.
  2. Kush je TI?!
  3. Zoti (Perëndia) nuk flet shqip!
  4. Lindja e Paragjykimeve.
  5. NDËRDIJA – ky sherbetorë besnik.
  6. TI je më i madh se Frika!
  7. SUKSESI – dhuratë, që është akoma duke pritur.
  8. Formula që funksionon gjithmonë.
  9.  Jeta pa sukses është mëkat!

11017730_10152771727006536_6900765963755570105_n

Ndërsa folësja Mimoza Thaqi, këtë rradhë do të ndaj me ju një nga metodat më të fuqishme për praktikimin e Ligjit të Tërheqjes dhe do të ju flas më në thellësi si ajo praktikon këtë ligj dhe Ligjet tjera Univerzale!

Në atë moment kur njeriu e kupton se ai nuk mban përgjegjësi vetëm për ate që bën, por edhe për atë që nuk bënë, atëherë në brendinë e tij çlirohet një energji magjike.Ai menjëherë e kupton se e vetmja gjë, që është e përhershme, është ndryshimi!

Edhe zhvillimi personal apo kolektiv, suksesi apo dështimi, lëvizje përpara apo kthimi prapa, janë ndryshime. Por, jo çdo ndryshim është edhe zhvillim. Kjo lloj enigme duhet kuptuar sa më parë nga të gjithë ata, të cilët nuk duan që jeta e tyre të jetë një proces „rastesh“, fatesh, sprovash apo vendimmarrjesh relevante që bëjnë të tjerët për ne.

Për suksesin shumica mendojnë se ai është i dedikuar apo rezervuar vetëm për disa njerëz, veçanarisht për ata njerëz që kanë status prestigjoz, lidhje të mira në shoqëri, shkollim të lartë apo të tillë që kanë lindur në familje të pasura. Mirëpo, kjo nuk është saktë. Suksesi, në kuptimin më të gjërë të fjalës, është vetëm çështje e një kthese të vogël në jetë, por me efekt revolucionarë dhe të pashtershëm.

 

Kjo pikëpamje tanimë është shumë e qartë për Mimoza Thaqin dhe Sheki Useinin. Këta „kthesa të vogla“ me efekte marramendëse do të jenë fokusi parimorë i kë tij seminari. Ky seminar do të jetë kthesa më e madhe e mundshme. Për këtë nuk ka asnjë hamendje apo hezitim. Puna e jonë në këtë seminar është veprimi që e bën dashurinë të dukshme. Dashurinë për shëndetin, për punën, për zhvillimin personal, për mirëqenien shoqërore, për jetën, për ëndrrën….! Ajo që është shumë shpresëdhënëse, është se ky koncept është i lehtë dhe ka fuqi transformuese.

Metoda e këtij seminari është para së gjithash, që secili pjesmarrës, jo vetëm gjatë seminarit, por edhe pastaj ta ndjejë influencën e domosdosshmërisë për veprim dhe lëvizje drejt realizimit të qëllimeve në jetë. Për ta kuptuar këtë, nuk është e nevojshme që vetëm ta mbushim kokën edhe me më tepër njohuri, por në rradhë të parë duhet çliruar nga disa teprica të kota të strehuara si mbeturina nëpër kokat tona.

Kjo ndodh atëherë kur ne i drejtohemi brendisë sonë, vetëvetes dhe e forcojmë burimin, qendrën. Vetëm një burim i fuqishëm mund të krijojë valë të mëdhaja. Qëllimi primarë i yni nuk është që pjesmarrësit në seminar të ngarkohen dhe stërngarkohen edhe me me më tepër informata dhe fraza të ndryshme. JO!

Funksioni i Mimozës dhe Shekit në këtë seminar është në mes tjerash që të të ndihmojë ty të kujtohesh se cili je në të vërtetë. Të kujtohesh se brenda teje është fshehur Zoti.Ti këtë e ke harruar. Ti rrallë ose kurrë nuk sheh brenda vetes. Shumica sheh jashtë, edhe ti sheh jashtë.Ti e ke harruar qendrën. Ti të pëlqen periferia! Në këtë seminar do të tregohen mekanizma se si duhet kuptuar se kush je ti. Të hulumtojshë në vetëvete dhe ta zbulojshë veten është punë fantastike. Nuk ka ekstazë më të madhe se sa kur e kupton se kush je!! Kush din të kërkojë në brendi dhe kupton ligjet themelore rreth vetes dhe në vete, për ate suksesi është vellëzim, suksesi është vetëm çështje e kohës, kurse jeta bëhet mrrekullia më e madhe. Ky seminar ofron mënyrën më pragmatike të ndryshimit, të kalimit në një nivel tjetër të vetëdijes, të kuptuarit të vetëvetes dhe para së gjithash të rrugëtimit drejt një jete me bollëk, mirëqenie, lumturi e rehati.

RREGJISTROHU KETU

Shpresojmë ju do të vendosni të jeni pjesë e këtij seminari nëse vërtetë doni të kuptoni thelbin e çdo sfide që ju paraqitet në jetë!

Pas këtij seminari ju nuk do të jeni më të njëjtë! E gjitha varet nga ju, këto folës këtë e bëjnë për ju sepse i njohin mirë ligjet natyrore! Por jeni ju ato që do të vendosni, sepse suksesi është një vendim për më tej! Sido që të vendosni është ok me ne 100% sepse ne e dijmë se jo gjithkush do të mësojë dhe të bëj çfarëdo që është e nevojshme për të qenë një FITIMTARË!

Për antarët në Iam Power Niveli 3 dhe 4 ky seminar është falas!

Për pjesëmarrësit tjerë çmimi i seminarit është 25 Euro!

Informatat për vendin ku zhvillohet seminari do të merrni pasi të jeni rregjistruar ne kete link:

RREGJISTROHU KETU

dhe te keni konfirmuar arrdhjen tuaj në email mimoza88@yahoo.com.

Shihemi ne suksese

Klubi Juaj 

Iam-Power

 

 

ps..

Informata tjera për seminaret në të kaluarën mund të merrni në këtë link:

SEMINARET IAM-POWER

SEMINARI I MBAJTUR NE TIRANE NGA SHEKI USEINI

 

 

 

 

Advertisements

Ligjëruesit në Iam-Power Sheki Useini

 

 

sheki useini
Biografi Sheki Useini

Informata personale
Emri : Sheki
Mbiemri: Useini
Datëlindja: 11.10.1965
Vendbanimi: Bahnhofstrasse 12, 3904 Naters/Zvicër dhe Tetovë / Maqedoni
Statusi martesorë: I martuar / dy fëmijë

Edukimi:
-Shkolla Fillore „Liria“, f.Zherovjan 1979/80
-Gjimanazi « Kiril Pejçinoviç » Tetovë 1981-1984
-Fakulteti Filologjik (Dega e Anglishtes) 1985
-(dëshira e athëhershme ishte studjimi në mjeksi të përgjithshme,
por fat(keq-mirësisht nuk funksionoi)
Veprimtaria profesionale:
– Nga viti 1986 me punë dhe vendbanim në Zvicër
– Nga 2005 Gastronom i pavarur në Zvicër
– Prej 2005-2011 menaxher i restorantit Allalin në Saas-Fee (CH)
(restorani rrotullues më i lartë në botë në lartësi mbidetare prej 3500 M)
– – Nga viti 2012 pronar i disa patundshmërive në Zvicër dhe pronarë i firmës Restaurant Matterhorn AG
– – Nga viti 2012 menaxher i restoranit klubit golf-it në Riederalp të Zvicrës
Veprimtaria sportive
– Mjeshtër dhe trainer me diplomë ndërkombëtare në Yoseikan-Karate.
– Pjesmarrës në gara të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, poashtu edhe në kampionate botërore: Itali 1993, Zvicër 1995 dhe Kanadë 1997
– Trainer i diplomuar i Fitnes-it, Tai-Bo dhe Speeding
– Themelues i klubeve të sporteve luftarake në Saas-Fee(CH), Tetovë 1993 dhe Tiranë 1994
Veprimtari / Pasione të ndryshme
Lexues i pasionuar i literaturës nga filozofia, psikologjia dhe menaxhmenti
Pjesmarrës i rregullt në panairin ndërkombëtar të Arit dhe Argjendit në München
të Gjermanisë
Pjesmarrës në seminare të ndryshme në Zvicër, Gjermani dhe Austri
Inicues dhe koordinues i një aktiviteti humanitarë në Maqedoni dhe Kosovë në vitin
1999 (prej Prilli deri në Nëntorë) nën Patronatin e disa Istitucioneve nga Zvicra me një
Buxhet më tepër se gjysmë milioni franga zvicerane.

Mendimtarë /Shkencëtarë të preferuar
Sokrati, Spinoza, Einstein-i,Paul Watzlawick, Gustav le Bon, James Surowitzky, Scott Peck, prof. Dr. Peter Kruse, prof.dr.Hans J.Bocker, Paulo Coelho, Anthony de Melo, Napoleon Hill, Jidu Krishnamurti, OSHO, Johan Wolfgang Goethe, Joseph Murphy, Dale Carnegie, Jürg Isenschmied (koleg i imi i afërt dhe autor i librit « Në thjeshtësi qëndron forca »), Andreas Popp,Vera F.Birkenbihl, etj.

 

Njihuni me simbolet qe terheqin energji te paster pozitive.

Është ditë e bukur sot dhe çdo ditë bëhet më e mirë!

Jam e sigurtë se keni dëgjuar për këtë deri tani. Varëset dhe monedhat energjetike janë shitur shumë në gjithë botën, dhe reagimet kanë qenë të mrekullueshme!

Me mijëra emaile pozitive vazhdojnë të na vijnë nga njerëzit. Duke paraqitur mirënjohje dhe falenderimin dhe shumë gjëra tjera poyitive që fillojnë të shpalosen në jetën e tyre.

Tani ju mund të bëni pyetje se si mundet një monedhë ose varëse bën që diçka e mirë të ndodhë në jetën tënde? 

Unë nuk e besoj dhe nuk e kuptoj si kjo mund të jetë e vërtetë?

Kjo është pyetje e mirë dhe përgjigja vjen në tre pjesë.

1. Këta simbole tërheqin energji të pastër pozitive drejtpërdrejt te ju. Kjo është e provuar.

2. Kur ju kombinoni synimin, suportin energjetik, inkurajimin, dashurinë e cila është injektuar në çdo varëse nga dikush personalisht, kjo shton fuqinë tërheqëse të saj.  Ajo që e bën speciale është energjia nga personi që e shet? Tani ju mund të keni pjesëzën tuaj speciale që përban energjinë speciale.

3. Çdo varëse vjen bashkë me audion e aktivizimit. Përderisa e mbani varësen në dorë dhe dëgjoni audion kjo do të shtoj fuqinë tuaj tërheqëse menjëherë pasi ta dëgjoni.

Pse tërheqin këto simbole?

Dy simbolet në këto monedha të energjisë dhe varëset, janë simbolet më përshkruese të energjisë tërheqjëse që ne si njerëz mund të prekim dhe të shfrytëzojmë për të mirën tonë personale.

PrANDAJ KËTO JANË KAQ SPECIALE.

Kjo është edhe më shumë se simbol.

Është veprimi i shtimit të synimit personal nga Paul Santisi në çdo copë për ju.  Dhe pastaj kur e aktivizoni ju vetë përderisa e mbani në dorë, mirë njerëz ju bëheni të pandalshëm sepse ju lejoni energjinë e pastër pozitive të rrjedh në ju pa asnjë rezistencë.

Tani më lejoni të ju pyes për këtë…

A jeni të gatshëm për të krijuar fatin tuaj?

A jeni të gatshëm të shkruani rregullat e jetës suaj që gjithnjë të fitoni?

A jeni të gatshëm të merni kontrollin 100% mbi jetën tuaj dhe të arrini qëllimet dhe ëndrrat?

A jeni të gatshëm të tërhiqni njerëzit e dëshiruar dhe relacionet në jetën tuaj?

A jeni të gatshëm të tërhiqni më shum lumturi, sukses dhe vetëbesim për paratë në jetën tuaj?

Këto varëse dhe monedha energjetike janë mjete të fuqishme që mund të ju ndihmojnë që të bëni këtë. Si dhe antarësimi në klubin Iam-Power.

Ju me të vërtetë nuk mund të merrni diçka më të mirë se kjo!

Gjithashtu mund të zhgjidhni ngjyrën që doni vetëm më shkruani dhe dërgoni foton e varëses që ju doni. duke më dhënë edhe detajet e adresës suaj dhe nr të telefonit

Pres të dëgjoj historinë tuaj të suksesit.

Ju e dini se ju duam

Paul Santisi dhe Mimoza Thaqi

Porosi në email mimoza88@yahoo.com
ose ne viber 0038975256899
ose drejtperdrejt permes visa karteles pagesat ne web faqen:
SUN AND STARS

Shiko videon ketu:

Shtyp në fotot më poshtë për detaje ose këtu.

Image
Image
Image
Image
Image
Image

Ëndërra u bë Realitet në 3,4 dhe 5 qershor me I am Power

Pas përfundimit të seminarit ”Si të Manifestoni Ëndërrën tuaj ” ja sesi shprehen anëtarët dhe pjesëmarrësit disa ditë më pas.

  • Pas tri dite Seminar.Kam nje Fuqi shumë te madhe, ndihem shum e qetë e lumtur.Po e shoh nje Igballe tjeter me te madhe duke kontrolluar veten time që mos te mbushem me gjera negative.Patjeter po perdor edhe Teknikën: Une jam e gatshme ta largoj te shkoj.Une e pranoj driten time.Me bene shume te Forte kur po i them vetes para pasqyres ti ke pergjegjesi  qind per qind te asaj çka ti krijon.Jeeeeeeeee Pozitivitet,Dashuri,Shendet,BESIM,Energji,Drite,Miresi.yesyesyes ju DUA.

Igballe Krasniqi-Kosova

13350495_10153489306311536_3476748829015938152_o

  • Pershendetje! Uroj qe jeni shum mire.

Eksperjenca ime ne kete seminar ishte vertete e mrekullueshme, si kurrë me pare.

Me te vertete gjatë kohes se seminarit, kur mesonim ushtrime te reja  nga Tineke ishin disa momente mrekullie per mua, ndjehesha aq mire dhe e emocionuar gjatë vizualizimit te endrres time. Ishte diçka qe zemra ime e ka kerkuar. Ishte manifestimi im i mrekullushem qe me ben te ndjehem krenare qe kam manifestuar keso lloj njerëzish ne jeten time qe rrezatojnë dhe shperndajnë vetem drite dhe dashuri Tineke dhe Mimoza. Ishin momente qe s’do te doja te mbaronin kurre. Kerkoj falje qe kur isha  ne seminar nga emocionet nuk e tregova asnjehere live kete eksperience, se sa mirnjohese jam ndaj Tineke qe ka ardhur nga Holanda vetem per ne qe te na jap kaq shum fuqi.  Te dua shume shume dhe besoj qe ne te ardhmen do kemi perseri eksperienca dhe takime çdo here e me te mira.

Dhe mrekullia qe perjetova gjat lirimeve qe na i beri  Mimoza, sapo i perfunduam ato diten e dielë fillova te ndjehem ndryshe, disa frikësime e ndjeva qe u larguan nga une dhe ndjeja shume dashuri dhe e them me bindje momente qe dua ti perjetoj gjithmone. une jam shum e lumtur  mirnjohese dhe faleminderuse nga thellësia e zemres time, qe Mimoza me shume vullnet dhe dashuri na meson dhe ndihmon qe te ndryshojme dhe te krijojmë gjithqka qe duam. te dua shume shume Mimoza.

Edhe ty Erida te duaa shumme je e mrekullueshme ne çdo aspekt.

Me shum dashuri ju Faleminderoj dhe jam Mirnjohese nga zemra per gjithqka, çdo kush do te donte te ishte si ju, dhe afer jush, ju jeni mrekullija e jetes time dhe pergjigjja e lutjeve qe i kam drejtuar zotit.

Faleminderit shuuume

 

Antoneta Toplanaj-Kosova

 

13391500_10153489309391536_8829918587802309234_o

  • Pershendetje : pershtypjet  si kalova une  ne  seminarin  me 4 dhe 5  Qeshor   dhe si   ndjehem tani.

Une  tani  ndjehem ne viberacione  me te  larta  ndjehem  shumë  pozitiv shumë  i fuqishem.

Pergjithsi  100% per jeten time ,  dhe une  kontrolloj mendimet   e mija,  fjalet e mia  dhe ndjenjat  e mia.

Premton  Shala –Kosova

 

 

  • Pershendetje Power,

 

I kam treguar ate dite edhe Mimozes se para 7 viteve kur me fliste tezja nga Kroacia per nje klub te ngjashem une me vete thoja o zot sikur edhe tek ne te hapet nje klub i till dhe ja ku e gjeta klubin dhe me erdhi si dhuratë pas disa sfida qe me erdhen te gjitha pernjehere sa me thoja o zot cfare po behet keshtu, isha e lodhur shume dhe nje mengjes duke kerkuar ne youtube e gjeta Mimoza Thaqin “Nje video e cila do te zgjoj dicka brenda teje” pastaj gjeta EFT dhimbja emocioanle dhe e bera thash te provoj mbase me ndihmon dhe keshtu degjim pas degjimi une sot jam antare e I am Power ku do te gjej veten time tjeter….me pak fjale e kam kerkuar kete klub…..

 

Ne rradh te pare dua te theksoj dicka qe me ka bere shume pershtypje modestia e Mimozes dhe Avniut sidomos Mimoza qe i shikon te gjithe njelloj qe i perqafon dhe respekton kjo eshte per t’u admiruar.

Ate dite ne seminar e kuptova edhe me mire se sa shume bllokime kemi sa shume pune kemi me veten. Seminari ishte dicka e bukur e sinqert nje bote e vecant nje mbushje baterish….ne u kënaqem u inspiruam mora pergjigjen qe desha dhe nder shume keshilla qe morem ate dite me kanë mbetur ne mendje fjalet e  Mimozes “5 minuta ta mesosh tere jeten ta mjeshtrosh” kjo fjali sikur qetesoj dicka ne mua sepse nga deshira e madhe dhe nga entuziazmi mendoja se duhet me shpejtesi e kjo me beri te kuptoj me mire se duhet punuar shume. Pastaj eksperienca tjeter e bukur aty eshte se njoha shume njerëz te mire te cilët jane ashtu si jane vetem se jane ne I am Power vendi ku shpirti i te gjitheve mezi pret te shprehet sepse ndjen nje lloj sigurie dhe kjo eshte e bukura e klubit ajo ndjesia se te gjithe jane te mire ajo ndjesia se te gjithe te kuptojn ajo ndjesia se po te ndihmojn tamam qe tha dikush aty familja e dyte….permes ketyre seminareve po mesojm si te behemi prinder me te mire psh Mimoza tha nese une nuk shikoj TV femijet e mi duan duhet ti lejojmë sepse edhe ata duhet te mesojnë ne menyren e tyre por me e rendesishmja ketu mesohet qe mos tju imponojmë femijeve tanë dicka që duam ose nuk duam ne, jo qe nuk i kam ditur disa nga informacionet por ne seminare dhe ne I am Power une jam duke i vulosur dmth tani e di sigurt se keto informacionet rrjedhin nga burimet e se vertetes.

 

p.s: Kemi shume nevoj per kete edukim dhe Uroj shume qe te zgjerohet edhe me shume klubi qe te vetedijesohen njerzit me shume 🙂

Me respekt dhe dashuri,

Ajina Agovic Usha –Shqiperia

 

13346167_10153489309881536_4910336870145596614_o

  • Ndersa sa I perket testimonialit , per mua mjafton te flas vetem diten e pare qe isha ne Tetove , e kisha vene qellim ditor qe ti rris vibracionet e mia , pr ate ndihesha me mire .E arrita ate diku ne gjysme te seminaarit ate dite, pastaj e rivendosa qe edhe me tej te rritem ne vibrime dhe prape ajo ndodhi .

                    Gjevdet  Tafilaj –Kosove

 

 

  • Ishte seminar i pare dy ditor ku kaluam dy dite te paharrueshme per mua ishte nje seminar me rendesi te veçant sa i perket permbajtjes.
    I them i veçant pasi shum kisha pas nevojë te largoja shumë emocione negative qe i kam bart me vete.
    Gjat ushtrimeve ne seminar une e ndjeja pak me perpara ate qe u fol aty s’di si ato ngjyrat si qetësinë që më erdhi i ndija pak para se te flitej per ato.
    Kur bem ushtrimin e largimit te emocioneve negative ndjeja njefarë dridhje si me t’u zan rryma me hapej goja me rrjedhnin lotet kjo mu perserit disa herë.
    Por pastaj ndjeva njefarë çlirimi u ndjeva total i zhbllokuar hahaha.
    Ato afirmimet qe i lexonte Mimoza me dukeshin si fjalt e Zotit mu dukeshin si fjal te persosura.
    Tema per marrjen e pergjegjesisë ishte shum e rendesishme edhe pse disa har jam mundu ta arrij me ushtrimet qe i bam ajo mu duk fantastike dhe qe e pranova,ketë teknik se une te gjitha i kam kriju vet do ta perseris sa her qe ka nevojë.
    Kur e pash se u mbush salla Zemra mu ba mal e ndjeva se nje dit nuk do te na nxen edhe nje stadium futbolli.
    E Falenderoj Tineken se ajo u mundua shum dhe ishte çdoherë e gatshme dhe pervec punes qe bem festimi ne fund te dites ishte fantastik .
    E Falenderoj Mimozen qe na beri ket seminar shumë te mirë Zoti e Bekoftë
    E Fanderoj Avniun qe gjdoher na ben te ndihemi ambicioz
    Te Falenderoj ty Erida qe po shkelqen dhe po ben perkthime dhe punë pa pretesë.
    Çdo seminar qe vjen qe vjen me sjell me shum energji kalojm me bukur e ndjej veten si nje familje e madhe te gjith po kalojmë mir dhe po mesojm shum gjera te mira.
    E Falenderoj gjith Clubin IAM POWER per energjinë pozitive qe e posedojmë
    Zoti ju Bekoft te gjithve ju dua shummm.

    Besnik Nuredini

13406980_10153489310901536_5363195995775542023_n

  • Seminari me 3/4/5 Qershor ishte i mrekullueshem pertej çdo parashikimi imagjinare eshte e veshtirë te shpjegohet me fjale thjesht duhet perjetuar dhe te shijohet nga afer,u mbushem me plot energji pozitive ne mendje trup dhe shpirt, salla dhe hoteli nuk munden ta mbanin kete energji te madhe pozitive dhe prandaj e shprendam te te gjithe shqipetaret ane e mbane Botes.

 

Te gjitha qellimet qe i kam vendosur ne Univers gjate seminarit une e lejoj Zotin qe ato te mi sjell ne kohen, momentin dhe vendin e duhur.

 

Te gjitha gjerat jo te mira te cilat me kane ndodhur ne te kaluaren une i le te shkojne nje herë e pergjithmone sepse ato nuk me duhet më.

 

Dua ta falenderoj nga zemra motorrin, shpirtin dhe loqken e klubit tone Mimoza Thaqi  qe na solli keto ndjenja fantastike gjate ketij weekendi, po ashtu falenderim te veqant per Tineke Hakvoort e cila na beri te ndihemi shum mire me tekikat e saj dhe ne fund falenderoj Erida Pinderi per perkthimin dhe angazhimin e saj ne ngritjen dhe fuqizimin e klubit me te fuqishem ne Shqipetari IAM POWER   juuuuuhuuuuuuuu

 

WEEEEEEE AREEEEEEEEEEEEE POWWERRRRRRRRRRR

 

WEEEEEEEE ARREEEEEEEEEEEEEEE CHAMPIOONNNNNNNNNNNNN

 

WEEEEEEEEE CANNNNNNNNNNNNNNNN DOOOOOOO ITTTTTTTT

Mergim Krasniqi .

 

Testimoniali per seminarin:

Gjithmone mua me kan bere mire seminaret, me kan ndryshuar rrjedhen e mendimeve dhe me kan zgjuar ne nje shkalle me te madhe sese vetem kur lexoja apo degjoja audio… I just love to attend the semenars, because it’s the place where you can feel pure vibrations of energy which surrounds us all the time but we can not feel it in the way we do as in semenars. Since last semenar we had, i feel so empowered and fresh. I can almost do anything with ease and pleasure, i feel more patient while finishing tasks, while other are doing something or expressing their feelings. I do not involve my ego mind, i just wonder how good i feel doing this and feeling happy simultaneously. Also i feel more confidence, that i have the power and all what it takes to create my own life in the way i want,and that me and only me is responsible for doing that,and no one else! I’ve got that feeling that i will create the life of my dreams here,in this beautiful loving planet earth.
I am so deeply thankful, that i have great teachers like Mimoza Thaqi ,Tineke Hakvoort and so on.. Tineke is just awesome and she is my angel also.. A great thank you also goes to Avni Thaqi, the strong man who encourages every soul he met. Erida Pinderi also did a great job translating and doing all these things needed to be done for the semenar. She has a great heart, i love her so much. I also feel very grateful for the new hand i shaked, new souls i met, who decided to take their life in their hands. In the end, i am grateful to me soul, to my higher self for bringing me where i am, supporting me and loving me without conditions. Recently, i feel so in love with myself and this is just how i want to remain .
Love and light for all of you, and let’s we always remember that We Are Loved, We Are Lovable

Mimoza Muja- Kosova

13315588_10153489304251536_444863976947878529_n

Duke mbetur në energjinë e krijimit dhe realizimit të ëndërrave tona , ju themi se ju mund të jeni,keni dhe bëheni gjithçka që ju doni . E falenderojme CEON-n e grupit ,Mimoza Thaqi dhe Avni Thaqi për vizionin dhe diturinë që po na dhurojnë me punën e tyre të palodhur dhe jemi krenarë për kontributin e tyre të vazhdueshëm në shoqërinë Shqiptare.

 

iampowersuport@yahoo.com13343134_10153489306586536_5456496296529246485_n

Si të Manifestoni ëndërrën Tuaj, Prishtinë 4 & 5 Qershor 2016

tm

Si të Manifestoni ëndërrën Tuaj, Prishtinë 4 & 5 Qershor 2016

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë Seminar ku Ju do të mësoni si të rrealizoni Ëndërrën tuaj.

Metoda të aplikuara nga Mimoza Thaqi – Spikere Profesionale

për Zhvillim Personal

dhe

TINEKE HAKVOORT – Eksperte e Arritjes se Qellimeve!

Me mbi 25 vite përvojë si mësuese, trajniere, dhe stervitese … Tineke Hakvoort është një Eksperte e Arritjes se Qellimeve! Stili i saj i trajnimit është Argëtues dhe Suportiv me besimin e Patundur në potencialin ,fuqitë dhe aftësitë unike të klientëve të saj . “Tineke krijon një mjedis të sigurt për të Liruar bllokimet e juaja Mendore dhe Emocionale që kanë qënë duke ju sabotuar me vite!” Stili i saj dinamik i trajnimit do të Ndriçojë dhe do t’ju Frymëzojë juve të ndiheni të lumtur dhe do t’ju japë mjetet që ju vërtetë të krijoni Jetën tuaj më të Mirë.

1.Metoda për të eleminuar dhembjet emocionale, dyshimet dhe ndalesat .

2.Metoda për të eleminuar vështirësitë e fëmijërisë dhe pasiguritë që nuk të lejojnë të marrësh hapa konstruktivë drejt realizmit të objektivave të tua.

3.Eleminimi i së kaluarës dhe shpalosja e potencialit tuaj  të plotë në aktivitetet e përditshme,familje, shoqëri dhe punë.

4.Aktivizimi i zemrës së shenjtë dhe 5 hapat drejt manifestimit.

Secili nga ne e ka një ëndërr që i fle në zemër dhe pret për momentin kur të dalë në sipërfaqje dhe ky është momenti për ti dhënë zë zemrës suaj ,për ti dhënë jetë ëndërrës.

Pasi te bëni rregjistrimin në linkun

RREGJISTROHU KËTU

do te ju njoftojme për proceduarat.

Çmimi  per 2 dite 50 Euro.

Shihemi ne Sukses

Antaret e nivelit 3 dhe 4 ne Iam-Power -pa pagese.

Klubi Juaj

Iam-Power

Punetoria “Fuqia e Synimit” ne Tetove

Testimonialet e anëtarëve 

Keto kane qene disa nga ndjesite , emocionet dhe gezimet qe kane ndjere pjesemarresit ne seminarin e dates  07/05/16  ne Tetove ne shtepine e Mimoza dhe Avni Thaqit , te cilet hapen dyert per pjesemarresit dhe i mikpriten ne ngrohtesine e tyre. I falenderojme per gjithcka qe po bejne per avancimin dhe zhvillimin e anetareve, shoqerise dhe vendit . 

iampowersuportteam

iampowersuport@yahoo.com

 

 

Jam shume mirenjohes per kete seminar te mrekullueshem.Mesova aq shume gjera per te cilat kisha pikepyetje dhe me e fuqishmja mesova fuqine e synimit i cili do te me sherbejë shume keto kohe qe kam definuar enderren e madhe .Jam i lumtur qe ne cdo seminar e ndiej Fuqine e Ndryshimit Tim.

Jam shume i lumtur se kurre me pare .Faleminderit Mimoza.

Fatjon Ceka ,Tirana.  email:  Fa_ceka@hotmail.com

 

 

Kjo dite ishte e vecante per mua , do ta mbaj mend ne mend gjate , ishte hera e pare qe mora pjese me anetaret e klubit .Sa njerez te mire njoftova , te gjithe jane te lumtur dhe kane nje ngrohtesi qe askund nuk e gjeja , jane te gjithe te buzeqeshur shume te mire, edhe une po ndihem shume mire ,jam shume mirenjohese se degjova nje ze brenda meje kur po benim tapping .Zemra ime me tha se do i dua te gjithe njerezit ashtu sikur veten .

Jam shume falenderuese Mimozes qe sa here qe e perqafoj e ndiej nje ndjenje shume te mire edhe kur flas me te sidomos per synimin tim ,vec se e ndiej se eshte realizuar .Faleminderit .Mesoj shume nga ju .

Sheide Isaku .kosove.  email:  ida_86_i@hotmail.com

 

 

Ishte dita me e bukur dhe me e lumtur e kohes se fundit .Çfarë të them,përveçse isha me fat që mora pjesë në këtë seminar .

Dashuri, mirëkuptim,nderim,lumturi mora dhe dhashë .

Ju faleminderit Zot.Avniut dhe Mimozes për mikpritjen e madhe që na bëtë!

Ju jemi mirenjohës dhe falenderues për të gjitha!

Zoti e bekoftë familjen e Juaj të mrekullueshme !

Me respekt dhe dashuri

Murteza dhe Mandete Kurti  email: mandete59@hotmail.com

 

 

 

Ky seminar më ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme sepse më ka mesuar per synimin e nje deshire qe e ke afatshkurter ose afatgjate dhe si duhet ta ndjekim ate synim per ta arritur duke i bashkangjitur deshiren  e zjarrte ,motivimin , besimin,dhe mosdorezimin.Jam shume mirenjohes dhe falenderues qe mora pjese ne kete seminar dhe po ashtu jam shume mirenjohes dhe falenderues edhe per te gjithe anetaret e klubit qe e bejne qe energjia pozitive te rritet.

Visar Caka – Tetove   email: visar_caka_95@hotmail.com

 

 

Pjesemarrja ime ne seminarin e I AM POWER  per here te pare ishte nje ndjenje e paster energjie ,uroj qe kete ndjenje dhe vibracion te pershkruaj te gjithe qenien time dhe te rrezatoj , energji pozitive per njerezit qe rrine prane meje.

Flm Klubi jam mirenjohes dhe falenderues.

Anonim.

 

 

Seminari ishte i mrekullueshem me energji shume te larta dhe vibracione High.Lidhjen me burimin e perjetova edhe me shume .Jam mirenjohese per Mimin dhe Avniun qe e organizuaan ne shtepine  e tyre , dhe per te gjithe pjesemarresit qe u bene pjese e kesaj mastermind .Jam e lumtur qe e forcova edhe me shume Synimin tim dhe per teknikat qe beme .Tani jam edhe me entuziaste , me e sigurt me me besim  se ato vec jane te miat.Asgje s mund te me ndale mua,une besoje ne veten time ,une besoj ne fuqine qe mua me krijoi ,une besoj se e krijoj realitetin tim  se fjalet e mia krijojne . 68 sekondshi ishte shume i fuqishem , e kam perjetuar shume , jam mirenjohese per Andin dhe per arritjet e tij.

Ndihem e lire .Deshirat e mia jane te realizuara .

Faleminderit .Ju dua shume .Eva Bogdani  email : evabogdani93@gmail.com

 

 

Pershtypjet e mia ….

wow tani jam ulur tek kjo pianoja e bukur , dhe po mendoj si ka mundesi , cfare dite te mrekullueshme kalova sot , aq shume sa me eshte lodhur dhe fytyra nga te qeshurat e shumta .Ndihem sikur jam pjese  e kesaj familje qe ka aq shume dashuri , ne fakt jo sikur por une jam pjese e kesaj familjeje,qe me bejene te kuptoj çdo dite se une mund te kem gjithcka qe dua.Ju kam kerkuar gjithe kete kohe …..Mimi dhe Avni… Ju dua

FALEMINDERIT .Elvira Veizaj  email: elvira291outlook.com

 

Une jam shume e lumtur dhe e bekuar njekohesisht qe ndodhem ne mesin e ketyre njerezve te mrekullueshem dhe te dashur qe me mbeshtesin , duan dhe me respektojne mua . I dua keto mesime sepse me lidhin me qenien time dhe kjo me ben te shpalos talentet , deshirat dhe enderrat.Ky seminar shkoi per mrekulli dhe me mundesoi realizimin e qellimit tim  3 – mujor , dhe jam shume e lumtur sepse erdhi aty ku nuk ma merrte mendja .Dashuria e sheron boten , ajo po me sheron mua ,,dhe kete dashuri e ndaj me te gjithe ju .

Erida Pinderi.Shqiperi . email: erida.pinderi@gmail.com

 

 

07/05/2016 TETOVE

Ishte nje ndjesi fantastike ,perjetuam shume gjera te mrekullueshme , ishte nje energji shume e larte pozitive .Mesimi per fuqine e e synimit ishte shume i fuqishem i cili do te me ndihmoje shume gjate procesit te zhvillimit personal ne shume dimensione .

Faleminderit per te gjithe anetaret e klubin  dhe ne vecanti per Mimin dhe Avniun te cilt me bene te ndiej kete vibracion shume te mire dhe te fuqishem.

Me respekt Mergim Krasniqi WE ARE POWER. email: mergimkr87@gmail.com

 

 

Me te vertete nuk gjej fjale per te pershkruar pershtypjet e mija nga ky seminar .Me te vertete shume i mrekullueshem dhe me ka bere te ndihem si  nje njeri i Rilindur serish dhe te kem kete paqe shpirterore  te cilen une tash e kam.

Shume faleminderit dhe shihemi ne sukses

Me shume Respekt Dr.Leonard Krasniqi .kosove  email:dr.l.krasniqi@gmail.com

 

Une jam mirenjohese dhe falenderuese per seminarin e sotem ,per mesimet qe i morem ne detaje dhe per gjithcka tjeter.

Seminaret kane per mua nje fuqi te vecante  qe me japin ne gjithcka .Jam shume mirenjohese qe po kuptoj cdo dite gjera te mrekullueshme per veten time, qe si kam ditur kurre me pare se te jem anetare .

Me shume dashuri per ty Mimoza.

Antoneta Toplanaj – Kosove-  email: amtonetaanto10@gmail.com

 

 

Jam shume e lumtur , me te vertete jam shume e lumtur qe mora pjese ne kete trajnim.Mesova per fuqine e synimit, mesova per vibracionet  dhe frekuencat per te realizuar synimin.

Qe ne mengjes me ndodhen shume te papritura qe dukeshin si pengese per te mos arritur deri ne Tetove por deshira dhe etja e madhe per dituri dhe energji pozitive , i tejkalova te gjitha pengesat dhe ja tani jam ne vendin e duhur , me njerezit e duhur per te fituar diturine e duhur.Se sot me imagjinaten qe krijuam gjate trajnimit arrita te perjetoj me shpirt realizimin e synimit tim , hapa nje fabrike per riciklim te mbetjeve ne Gjakove.

Faleminderit Mimoza dhe Avni .Ju dua shume .

Myrvete Llalloshi-Kosove  email:mllalloshi@hotmail.com

 

 

Une tani po ndihem mrekullisht me ndjesi te jashtezakonshme , une jam mirenjohese dhe falenderuese Zotit qe me dhuroi ate qe e kisha kerkuar , ne kohen dhe ne momentin  e  duhur , me dhuroi miq te jashtezakonshem , keshtu duke kuptuar dashurine e paster  qe ne fund te fundit te fundit jemi dashuri e paster njerezore .

Rrita Maxharraj .  Kosove .email: rrita.m-5@outlook .com

 

 

Ju merrni ate qe thoni.kjo eshte thenia  e cila me beri shume pershtypje sot dhe e cila disi jo si me pare impresionoi mendjen time.

Qe sot e tutje do te jem me e vetedijshme per fjalet qe them dhe do te kujdesem qe ti shkruaj dhe formuloj fjale apo afirmacione ashtu si dua te ndihem dhe kem jeten time .

Gjithashtu gjate ketyre oreve , jam ndiere dhe vazhdoj te ndihem shume mire , e vleresur , e dashur dhe e fuqishme .

Me pelqen shume mikepritja dhe zemergjeresia e Mozit  dhe e Avniut .Une kenaqem shume kur i shoh aq te afert dhe te dashur .Vetem ata qe kane mund te japin .

Falenderoj gjithe njerzit , rrethanat ne bote, falenderoj Mozin dhe Avniun per kurajon dhe guximin per te bere dicka te madhe si I AM POWER.

…….Ju duhet ta dini qe ne po ndryshojme , po rritemi dhe cdo dite  po shkojme drejt asaj qe duam.Ne ju jemi perzemersisht gjithmone mirenjohes.

Me shume dashuri. Mimoza Muja . Kosove. email: mimozamuja@gmail.com

 

 

Sapo mbaroi semianri dhe ndihem e qete , shiu bie jashte dhe une ndersa pershkruaj reflektoj per diten qe kalova sot .Çfare dite e mrekullueshme ,çfare njerezish fantastike , ndjesi lumturie dhe dashurie me pershkruajne gjithe trupin .Ndiej se tani nuk jam njesoj si qe isha kur erdha,dhe e di se vazhdimi do te jete dhe me i fuqishem .Fuqia e synimit  eshte nje mesim qe  me dha nxitje te madhe sepse edhe pse gjithmone e  kam bindjen brenda vetes se une e krijoj jeten qe dua , dhe kam plot dije ne mendje , e gjeja veten shpesh qe nuk kisha nje synim ku te aplikoja kete dituri.Tani bindja ime se keto materiale jane duke ndryshuar jeten time ne formen qe e dua  eshte me e forte se kurre.Ajo cka mbi te gjitha dua eshte te jem e lumtur, te gjej gezim  dhe te kenaqem me jeten.Te jem e lire .

Ne paqe me veten dhe boten.Dashuria te me pushtoje mua.Jam e lumtur, falenderuese dhe mirenjohese  qe gjendem ketu sot , per Mimozen  dhe çdo njeri ne veçanti .Ju dua te gjitheve .Jam e lumtur tani!

Xhuliana Allko. Shqiperi – email: xhuliana_39@hotmail.com

 

 

Seminari i djeshem ishte nje qartesim per synimet e mia .Ne fund u ndjeva i lehtesuar .U ndjeva sikur kisha nje qellim.Teknikat qe beme na lehtesuan koken e mbushur me paqartesi .Kur je ne mes te llojit tend , ndjen kaq shume dashuri dhe pranim.Kam  qeshur aq shume saqe me dolen lot nga syte .Uroj te kemi seminare te tilla sa me shpesh .Jam shume falenderues qe jeni pjese e jetes sime dhe e di se shume shpejt kesaj familjeje do i bashkohen me mijera Shqipetare te  tjere .

Andi Kukli.Shqiperi. email:andikukli_39@hotmail.com

 

Kaluam nje dite shume te mrekullueshme ketu ne shtepine e zotni Avni dhe Mimoza Thaqit ne nivele shume te larta energjitke .Percaktova nje synim qe do te ma ndreqe jeten time dhe ky eshte hapi i pare i ndryshimit pasi e di perse jam percaktuar.Dhe dua ta gezoj jeten dhe te jem shume shume i lumtur dhe te mos punoj veshtire por te punoj mençur .

Deshiroj qe parate te punojne per mua , dua te ndiej lirine financiare  dhe te rregulloj jeten time  e te punoj dhe te kenaqen me te mirat qe mi ka dhuruar zoti.

Tash pasi jam anetar i I AM POWER jeta ime ka ndryshuar dhe po filloj te zbuloj fuqine time te vertete.

Mrekullite me ndodhin cdo dite , ndihem i falenderuar , i besuar , i sigurte ne vete .Sot bera nje pune te madhe , percaktova qellimin(synimin).

Ju falenderoj perzemersisht Zonja Mimoza dhe Zoti Avni.Zoti ju Shperblefte,Zoti ju bekofte.

Dr.Besnik Nuredini. Kosove. email: dr.besniknuredini@gmail.com

 

 

 

 

13124713_10207724243036454_6498224991502581817_n

 

 

 

13151715_10207724235076255_4271330149830401847_n

 

 

13151709_10153434361011536_5392424612373357442_n

 

13133115_1089378777775787_7459752812820956363_n

Nje dite e kaluar ne sukseset dhe realizimit te enderrave dhe anetareve te klubit I Am Power .

Nje dite e kaluar ne sukseset dhe realizimit te enderrave dhe anetareve te klubit I Am Power .Tash nje vit pas themelimit te klubit te suksesit I AM POWER , shprehja e perseritur nga Napoleon Hill “çfarëdo qe mendja e njeriut mund ta krijoje , dhe ta beje veten te besoje , ai mund ta realizoje”, kjo eshte pika ku goma takon token dhe teoria takon praktiken . Nje vit me pare , enderra e Antigones , qe që pasionin e saj per frizier ta shnderroje ne nje salon te madhe bukurie dhe perkujdesi per femrat por edhe per meshkujt ,,,mirepo enderra e saj dukej e pamundur se duhej nje ure qe te lidhte sallonin e saj me rrugen . Por kur ke nje deshire te zjarrte per arritje dhe kur je I vendosur per arritjen e qellimit tend , faktet nuk do te llogariten . Dhe te gjitha rrethanat , njerezit , ura , koha levizen ne realizimin e deshires se zjarrte se Gones .Ate qe me pare e kishte ne imagjinate, tani , e ka realitet te prekshem . Sot ishte inagurimi I sallonit te saj , dhe nuk ka gezim me te madh sesa kur shikon miqte e tu te realizojne deshirat e tyre dhe mbi te gjtiha te jene te lumtur.
Kur fishekzjarret xixelluan dhe shiriti u pre ,,, aty dhe vetem aty e kupton se nuk ka gezim me te madh sesa kur ate enderr te madhe qe te vlon ne zemer ta kesh para syre , te prekshem , te jetueshem dhe te materializuar .Dhe aty ti e kupton se ky qe vetem fillimi , dhe me dy biznese te tjera ne vazhdim ,,, sepse tani e kupton se cdo gje eshte e mundur . Shume suksese dhe mbaresi ne kete sipermarrje .
Dhe enderra vazhdon , dhe jo enderra e Gones dhe Culit Studio M& E Mitrovice por e Fitore dhe Bujar Rexha Mirja Center Mitrovice , ata e nisen me nje makine rrobaqepese te vogel , te vetme dhe dhe me nje thes mielli te perdorur si forme per te prere palen e pare te pantallonave ,,, ndersa sot kane nje magazine te tyre ku kane 6 sektore te prodhimit te pantallonave , reparti I rrobaqepesise , hekurosjes, larjes , pastrimit dhe paketimit . Fuqia e ketij çifti , per te ralizuar qellimet e tyre eshte e mrekulluesheme , dhe ata e kane zgjeruar enderren e tyre me nje qender tregetare te rrobave Mirja Center Mitrovice , ne qytetin e Mitrovices ,Kosove.
Ne dreken e kaluar me keta njerez te suksesit dhe te lumtur , ve re ata kane diçka te perbashket , jane te lumtur , punojne me pasion per deshirat e tyre dhe jane mirenjohes .
Suksesi per ta ka qene nje vendim per me tej , por per ju çfarë do tw jetë?
Enderrat behen realitet , dhe ju e keni fuqine ti realizoni ato .
13149906_1059975664095537_1334300949_n 13153480_10153431504596536_869993_n (1) 13162065_1059975104095593_1991735777_n 13181003_10153431503551536_2052071088_n13174137_10153431547326536_8630330774335534827_n 13180987_1059981267428310_1002162606_n 13187609_1059979310761839_1699925433_n 13119931_591009477720787_8584499513934961725_o 13122940_591009851054083_6242925431514165873_o 13147731_591009911054077_2905017949302447263_o
#iampowerblog.