Beso në Vete 2 (“Zëri i Brendshëm, SUKSESI i jashtëm)”- Sheki Useini

Seminari i rradhës organizuar nga Iam Power, është pikërisht në kohën e duhur, atëherë kur ne kemi më shumë nevojë për një paqë brenda nesh për të shmangur atë që ndodh jashtë.

LINKU I REGJISTRIMIT KLIKO KETU:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSf2NPnRhfx1w3qBWwL_BmbTjmuJPrgt_9XDLd1gScE-MmnfWg/viewform

Beso në Vete 2, ka si qëllim që ne të fillojmë të dallojmë cili është Zëri i brendshëm që flet brenda nesh dhe sa ne mund të humbasim në kohë dhe jetë nëse këtë zë e injorojmë.

Për këtë do të flasë i nderuari Sheki Useini ( http://vetvetja.com/rreth-meje/) i cili me shumë pasion gjithnjë na drejton nga rruga e duhur për të njohur veçantinë dhe lumturinë tonë.

Dikush i thotë zëri i brendshëm, intuita, gjuha e zemrës, etj; kurse për mua kjo është PORTA MAGJIKE për në brendinë tonë. Përtej kësaj porte magjike fillon QETËSIA e vërtetë. Qetësia që flet! Ajo flet për ate që koka vështirë mund ta kupton, ajo flet për burimin e dashurisë, për rrënjët e SUKSESIT, për lumturinë, për paqën dhe për gjithë ate, që favorizon atë JETË që të takon pikërisht TY.

Në seminarin „BESO NË VETE-zëri i brendshëm/suksesi i jashtëm“ do të mësosh DEFINITIVISHT se si duhet të trokasësh në dyert e kësaj porte magjike dhe përfundimisht të fillosh të njihesh me potencialet dhe mesazhet që reflektojnë nga Qenia jote autentike. Por pse duhet bërë këtë?! Pasiqë ti je shumë më tepër se sa ajo që mendon se je! Pasiqë ti ndryshe asnjëherë nuk do të mund ta zbulosh se çka ke sjellur me vete në këtë jetë, për veten dhe për jetën!

Ti nuk do ta kupton kurrë se çfarë misteri bartë në vete dhe sa të mëdhaja janë mundësitë e tua këtu. Në këtë seminar do të mësosh qartë se si mund ta ndëgjon zërin e brendshëm dhe se si mund ta dallon nga « zërat e tjerë ».

Këtu do ta kuptosh saktësisht se cilin duhet ndëgjuar dhe kush është KËSHILLTARI më dinjitoz dhe lojal në jetën tënde. Të gjithë posedojmë një KOMPAS në brendinë tonë, i cili me përpikshmëri dhe besnikëri UDHËZON drejt asaj që quhet shëndet, dashuri, lumturi, paqë dhe SUKSES.

Çka është pra kjo?

Ajo që së pari ndodhë në brendi është pastaj pikërisht ajo që reflektohet dhe përcakton ate që ndodhë në botën tonë të jashtme. Në mes tjerave do të trajtoj edhe temat vijuese:

– „Viza hyrëse“ për në brendi

– Globalizimi i vetëvetes

– Meditimi dhe Suksesi

– Meditimi- mundësia e intervenimit ndaj të panevojshmes.

– Çka do të thotë në të vërtetë „Besimi në vete“?!

– Kur meditojmë pra, çka ndodhë aty?

– Dimenzionet: e kaluara/E TASHMJA/e ardhmja – Qetësia që flet?!

– Le të flasëm pak edhe për DINJITET! „Çka jemi dhe çka mund të bëhemi“, do të zbërthehet poashtu në detaje, duke shpalosur njohuritë më të reja nga Neurobiologjia dhe Spiritualiteti. Në seminar do të ofrohen edhe ca ushtrime praktike nga shkenca e mrekullueshme e meditimit dhe vetënjohjes. Me kënaqësinë dhe përgjegjësinë më të madhe uroj që në këtë seminar të ketë një pjesmarrje masovike.

Të gjithë janë të mirëseardhur, në veçanti ata të cilët nuk duan të lejojnë që jeta e tyre të jetë monotone, bezdisëse dhe mesatare.

SHEKI USEINI
Mendimtar i Lirë

Per Pagesa deri me date 15 Prill 2018 Çmimi është 5 Euro

Per Pagesa prej 16 deri me 27 Prill 2018 Çmimi është 10 Euro

Për Anëtarët e Nivelit 3 dhe 4 në Iam Power, Hyrja është Falas.

Detajet e Pagesave:
na kontaktoni në viber +38976256899, ose në email: mimoza88@yahoo.com
Shihemi në Suksese
Iam Power
Klubi Juaj Për Zhvillim Personal
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s