Si të Manifestoni ëndërrën Tuaj, Prishtinë 4 & 5 Qershor 2016

tm

Si të Manifestoni ëndërrën Tuaj, Prishtinë 4 & 5 Qershor 2016

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë Seminar ku Ju do të mësoni si të rrealizoni Ëndërrën tuaj.

Metoda të aplikuara nga Mimoza Thaqi – Spikere Profesionale

për Zhvillim Personal

dhe

TINEKE HAKVOORT – Eksperte e Arritjes se Qellimeve!

Me mbi 25 vite përvojë si mësuese, trajniere, dhe stervitese … Tineke Hakvoort është një Eksperte e Arritjes se Qellimeve! Stili i saj i trajnimit është Argëtues dhe Suportiv me besimin e Patundur në potencialin ,fuqitë dhe aftësitë unike të klientëve të saj . “Tineke krijon një mjedis të sigurt për të Liruar bllokimet e juaja Mendore dhe Emocionale që kanë qënë duke ju sabotuar me vite!” Stili i saj dinamik i trajnimit do të Ndriçojë dhe do t’ju Frymëzojë juve të ndiheni të lumtur dhe do t’ju japë mjetet që ju vërtetë të krijoni Jetën tuaj më të Mirë.

1.Metoda për të eleminuar dhembjet emocionale, dyshimet dhe ndalesat .

2.Metoda për të eleminuar vështirësitë e fëmijërisë dhe pasiguritë që nuk të lejojnë të marrësh hapa konstruktivë drejt realizmit të objektivave të tua.

3.Eleminimi i së kaluarës dhe shpalosja e potencialit tuaj  të plotë në aktivitetet e përditshme,familje, shoqëri dhe punë.

4.Aktivizimi i zemrës së shenjtë dhe 5 hapat drejt manifestimit.

Secili nga ne e ka një ëndërr që i fle në zemër dhe pret për momentin kur të dalë në sipërfaqje dhe ky është momenti për ti dhënë zë zemrës suaj ,për ti dhënë jetë ëndërrës.

Pasi te bëni rregjistrimin në linkun

RREGJISTROHU KËTU

do te ju njoftojme për proceduarat.

Çmimi  per 2 dite 50 Euro.

Shihemi ne Sukses

Antaret e nivelit 3 dhe 4 ne Iam-Power -pa pagese.

Klubi Juaj

Iam-Power

Advertisements

Punetoria “Fuqia e Synimit” ne Tetove

Testimonialet e anëtarëve 

Keto kane qene disa nga ndjesite , emocionet dhe gezimet qe kane ndjere pjesemarresit ne seminarin e dates  07/05/16  ne Tetove ne shtepine e Mimoza dhe Avni Thaqit , te cilet hapen dyert per pjesemarresit dhe i mikpriten ne ngrohtesine e tyre. I falenderojme per gjithcka qe po bejne per avancimin dhe zhvillimin e anetareve, shoqerise dhe vendit . 

iampowersuportteam

iampowersuport@yahoo.com

 

 

Jam shume mirenjohes per kete seminar te mrekullueshem.Mesova aq shume gjera per te cilat kisha pikepyetje dhe me e fuqishmja mesova fuqine e synimit i cili do te me sherbejë shume keto kohe qe kam definuar enderren e madhe .Jam i lumtur qe ne cdo seminar e ndiej Fuqine e Ndryshimit Tim.

Jam shume i lumtur se kurre me pare .Faleminderit Mimoza.

Fatjon Ceka ,Tirana.  email:  Fa_ceka@hotmail.com

 

 

Kjo dite ishte e vecante per mua , do ta mbaj mend ne mend gjate , ishte hera e pare qe mora pjese me anetaret e klubit .Sa njerez te mire njoftova , te gjithe jane te lumtur dhe kane nje ngrohtesi qe askund nuk e gjeja , jane te gjithe te buzeqeshur shume te mire, edhe une po ndihem shume mire ,jam shume mirenjohese se degjova nje ze brenda meje kur po benim tapping .Zemra ime me tha se do i dua te gjithe njerezit ashtu sikur veten .

Jam shume falenderuese Mimozes qe sa here qe e perqafoj e ndiej nje ndjenje shume te mire edhe kur flas me te sidomos per synimin tim ,vec se e ndiej se eshte realizuar .Faleminderit .Mesoj shume nga ju .

Sheide Isaku .kosove.  email:  ida_86_i@hotmail.com

 

 

Ishte dita me e bukur dhe me e lumtur e kohes se fundit .Çfarë të them,përveçse isha me fat që mora pjesë në këtë seminar .

Dashuri, mirëkuptim,nderim,lumturi mora dhe dhashë .

Ju faleminderit Zot.Avniut dhe Mimozes për mikpritjen e madhe që na bëtë!

Ju jemi mirenjohës dhe falenderues për të gjitha!

Zoti e bekoftë familjen e Juaj të mrekullueshme !

Me respekt dhe dashuri

Murteza dhe Mandete Kurti  email: mandete59@hotmail.com

 

 

 

Ky seminar më ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme sepse më ka mesuar per synimin e nje deshire qe e ke afatshkurter ose afatgjate dhe si duhet ta ndjekim ate synim per ta arritur duke i bashkangjitur deshiren  e zjarrte ,motivimin , besimin,dhe mosdorezimin.Jam shume mirenjohes dhe falenderues qe mora pjese ne kete seminar dhe po ashtu jam shume mirenjohes dhe falenderues edhe per te gjithe anetaret e klubit qe e bejne qe energjia pozitive te rritet.

Visar Caka – Tetove   email: visar_caka_95@hotmail.com

 

 

Pjesemarrja ime ne seminarin e I AM POWER  per here te pare ishte nje ndjenje e paster energjie ,uroj qe kete ndjenje dhe vibracion te pershkruaj te gjithe qenien time dhe te rrezatoj , energji pozitive per njerezit qe rrine prane meje.

Flm Klubi jam mirenjohes dhe falenderues.

Anonim.

 

 

Seminari ishte i mrekullueshem me energji shume te larta dhe vibracione High.Lidhjen me burimin e perjetova edhe me shume .Jam mirenjohese per Mimin dhe Avniun qe e organizuaan ne shtepine  e tyre , dhe per te gjithe pjesemarresit qe u bene pjese e kesaj mastermind .Jam e lumtur qe e forcova edhe me shume Synimin tim dhe per teknikat qe beme .Tani jam edhe me entuziaste , me e sigurt me me besim  se ato vec jane te miat.Asgje s mund te me ndale mua,une besoje ne veten time ,une besoj ne fuqine qe mua me krijoi ,une besoj se e krijoj realitetin tim  se fjalet e mia krijojne . 68 sekondshi ishte shume i fuqishem , e kam perjetuar shume , jam mirenjohese per Andin dhe per arritjet e tij.

Ndihem e lire .Deshirat e mia jane te realizuara .

Faleminderit .Ju dua shume .Eva Bogdani  email : evabogdani93@gmail.com

 

 

Pershtypjet e mia ….

wow tani jam ulur tek kjo pianoja e bukur , dhe po mendoj si ka mundesi , cfare dite te mrekullueshme kalova sot , aq shume sa me eshte lodhur dhe fytyra nga te qeshurat e shumta .Ndihem sikur jam pjese  e kesaj familje qe ka aq shume dashuri , ne fakt jo sikur por une jam pjese e kesaj familjeje,qe me bejene te kuptoj çdo dite se une mund te kem gjithcka qe dua.Ju kam kerkuar gjithe kete kohe …..Mimi dhe Avni… Ju dua

FALEMINDERIT .Elvira Veizaj  email: elvira291outlook.com

 

Une jam shume e lumtur dhe e bekuar njekohesisht qe ndodhem ne mesin e ketyre njerezve te mrekullueshem dhe te dashur qe me mbeshtesin , duan dhe me respektojne mua . I dua keto mesime sepse me lidhin me qenien time dhe kjo me ben te shpalos talentet , deshirat dhe enderrat.Ky seminar shkoi per mrekulli dhe me mundesoi realizimin e qellimit tim  3 – mujor , dhe jam shume e lumtur sepse erdhi aty ku nuk ma merrte mendja .Dashuria e sheron boten , ajo po me sheron mua ,,dhe kete dashuri e ndaj me te gjithe ju .

Erida Pinderi.Shqiperi . email: erida.pinderi@gmail.com

 

 

07/05/2016 TETOVE

Ishte nje ndjesi fantastike ,perjetuam shume gjera te mrekullueshme , ishte nje energji shume e larte pozitive .Mesimi per fuqine e e synimit ishte shume i fuqishem i cili do te me ndihmoje shume gjate procesit te zhvillimit personal ne shume dimensione .

Faleminderit per te gjithe anetaret e klubin  dhe ne vecanti per Mimin dhe Avniun te cilt me bene te ndiej kete vibracion shume te mire dhe te fuqishem.

Me respekt Mergim Krasniqi WE ARE POWER. email: mergimkr87@gmail.com

 

 

Me te vertete nuk gjej fjale per te pershkruar pershtypjet e mija nga ky seminar .Me te vertete shume i mrekullueshem dhe me ka bere te ndihem si  nje njeri i Rilindur serish dhe te kem kete paqe shpirterore  te cilen une tash e kam.

Shume faleminderit dhe shihemi ne sukses

Me shume Respekt Dr.Leonard Krasniqi .kosove  email:dr.l.krasniqi@gmail.com

 

Une jam mirenjohese dhe falenderuese per seminarin e sotem ,per mesimet qe i morem ne detaje dhe per gjithcka tjeter.

Seminaret kane per mua nje fuqi te vecante  qe me japin ne gjithcka .Jam shume mirenjohese qe po kuptoj cdo dite gjera te mrekullueshme per veten time, qe si kam ditur kurre me pare se te jem anetare .

Me shume dashuri per ty Mimoza.

Antoneta Toplanaj – Kosove-  email: amtonetaanto10@gmail.com

 

 

Jam shume e lumtur , me te vertete jam shume e lumtur qe mora pjese ne kete trajnim.Mesova per fuqine e synimit, mesova per vibracionet  dhe frekuencat per te realizuar synimin.

Qe ne mengjes me ndodhen shume te papritura qe dukeshin si pengese per te mos arritur deri ne Tetove por deshira dhe etja e madhe per dituri dhe energji pozitive , i tejkalova te gjitha pengesat dhe ja tani jam ne vendin e duhur , me njerezit e duhur per te fituar diturine e duhur.Se sot me imagjinaten qe krijuam gjate trajnimit arrita te perjetoj me shpirt realizimin e synimit tim , hapa nje fabrike per riciklim te mbetjeve ne Gjakove.

Faleminderit Mimoza dhe Avni .Ju dua shume .

Myrvete Llalloshi-Kosove  email:mllalloshi@hotmail.com

 

 

Une tani po ndihem mrekullisht me ndjesi te jashtezakonshme , une jam mirenjohese dhe falenderuese Zotit qe me dhuroi ate qe e kisha kerkuar , ne kohen dhe ne momentin  e  duhur , me dhuroi miq te jashtezakonshem , keshtu duke kuptuar dashurine e paster  qe ne fund te fundit te fundit jemi dashuri e paster njerezore .

Rrita Maxharraj .  Kosove .email: rrita.m-5@outlook .com

 

 

Ju merrni ate qe thoni.kjo eshte thenia  e cila me beri shume pershtypje sot dhe e cila disi jo si me pare impresionoi mendjen time.

Qe sot e tutje do te jem me e vetedijshme per fjalet qe them dhe do te kujdesem qe ti shkruaj dhe formuloj fjale apo afirmacione ashtu si dua te ndihem dhe kem jeten time .

Gjithashtu gjate ketyre oreve , jam ndiere dhe vazhdoj te ndihem shume mire , e vleresur , e dashur dhe e fuqishme .

Me pelqen shume mikepritja dhe zemergjeresia e Mozit  dhe e Avniut .Une kenaqem shume kur i shoh aq te afert dhe te dashur .Vetem ata qe kane mund te japin .

Falenderoj gjithe njerzit , rrethanat ne bote, falenderoj Mozin dhe Avniun per kurajon dhe guximin per te bere dicka te madhe si I AM POWER.

…….Ju duhet ta dini qe ne po ndryshojme , po rritemi dhe cdo dite  po shkojme drejt asaj qe duam.Ne ju jemi perzemersisht gjithmone mirenjohes.

Me shume dashuri. Mimoza Muja . Kosove. email: mimozamuja@gmail.com

 

 

Sapo mbaroi semianri dhe ndihem e qete , shiu bie jashte dhe une ndersa pershkruaj reflektoj per diten qe kalova sot .Çfare dite e mrekullueshme ,çfare njerezish fantastike , ndjesi lumturie dhe dashurie me pershkruajne gjithe trupin .Ndiej se tani nuk jam njesoj si qe isha kur erdha,dhe e di se vazhdimi do te jete dhe me i fuqishem .Fuqia e synimit  eshte nje mesim qe  me dha nxitje te madhe sepse edhe pse gjithmone e  kam bindjen brenda vetes se une e krijoj jeten qe dua , dhe kam plot dije ne mendje , e gjeja veten shpesh qe nuk kisha nje synim ku te aplikoja kete dituri.Tani bindja ime se keto materiale jane duke ndryshuar jeten time ne formen qe e dua  eshte me e forte se kurre.Ajo cka mbi te gjitha dua eshte te jem e lumtur, te gjej gezim  dhe te kenaqem me jeten.Te jem e lire .

Ne paqe me veten dhe boten.Dashuria te me pushtoje mua.Jam e lumtur, falenderuese dhe mirenjohese  qe gjendem ketu sot , per Mimozen  dhe çdo njeri ne veçanti .Ju dua te gjitheve .Jam e lumtur tani!

Xhuliana Allko. Shqiperi – email: xhuliana_39@hotmail.com

 

 

Seminari i djeshem ishte nje qartesim per synimet e mia .Ne fund u ndjeva i lehtesuar .U ndjeva sikur kisha nje qellim.Teknikat qe beme na lehtesuan koken e mbushur me paqartesi .Kur je ne mes te llojit tend , ndjen kaq shume dashuri dhe pranim.Kam  qeshur aq shume saqe me dolen lot nga syte .Uroj te kemi seminare te tilla sa me shpesh .Jam shume falenderues qe jeni pjese e jetes sime dhe e di se shume shpejt kesaj familjeje do i bashkohen me mijera Shqipetare te  tjere .

Andi Kukli.Shqiperi. email:andikukli_39@hotmail.com

 

Kaluam nje dite shume te mrekullueshme ketu ne shtepine e zotni Avni dhe Mimoza Thaqit ne nivele shume te larta energjitke .Percaktova nje synim qe do te ma ndreqe jeten time dhe ky eshte hapi i pare i ndryshimit pasi e di perse jam percaktuar.Dhe dua ta gezoj jeten dhe te jem shume shume i lumtur dhe te mos punoj veshtire por te punoj mençur .

Deshiroj qe parate te punojne per mua , dua te ndiej lirine financiare  dhe te rregulloj jeten time  e te punoj dhe te kenaqen me te mirat qe mi ka dhuruar zoti.

Tash pasi jam anetar i I AM POWER jeta ime ka ndryshuar dhe po filloj te zbuloj fuqine time te vertete.

Mrekullite me ndodhin cdo dite , ndihem i falenderuar , i besuar , i sigurte ne vete .Sot bera nje pune te madhe , percaktova qellimin(synimin).

Ju falenderoj perzemersisht Zonja Mimoza dhe Zoti Avni.Zoti ju Shperblefte,Zoti ju bekofte.

Dr.Besnik Nuredini. Kosove. email: dr.besniknuredini@gmail.com

 

 

 

 

13124713_10207724243036454_6498224991502581817_n

 

 

 

13151715_10207724235076255_4271330149830401847_n

 

 

13151709_10153434361011536_5392424612373357442_n

 

13133115_1089378777775787_7459752812820956363_n

Nje dite e kaluar ne sukseset dhe realizimit te enderrave dhe anetareve te klubit I Am Power .

Nje dite e kaluar ne sukseset dhe realizimit te enderrave dhe anetareve te klubit I Am Power .Tash nje vit pas themelimit te klubit te suksesit I AM POWER , shprehja e perseritur nga Napoleon Hill “çfarëdo qe mendja e njeriut mund ta krijoje , dhe ta beje veten te besoje , ai mund ta realizoje”, kjo eshte pika ku goma takon token dhe teoria takon praktiken . Nje vit me pare , enderra e Antigones , qe që pasionin e saj per frizier ta shnderroje ne nje salon te madhe bukurie dhe perkujdesi per femrat por edhe per meshkujt ,,,mirepo enderra e saj dukej e pamundur se duhej nje ure qe te lidhte sallonin e saj me rrugen . Por kur ke nje deshire te zjarrte per arritje dhe kur je I vendosur per arritjen e qellimit tend , faktet nuk do te llogariten . Dhe te gjitha rrethanat , njerezit , ura , koha levizen ne realizimin e deshires se zjarrte se Gones .Ate qe me pare e kishte ne imagjinate, tani , e ka realitet te prekshem . Sot ishte inagurimi I sallonit te saj , dhe nuk ka gezim me te madh sesa kur shikon miqte e tu te realizojne deshirat e tyre dhe mbi te gjtiha te jene te lumtur.
Kur fishekzjarret xixelluan dhe shiriti u pre ,,, aty dhe vetem aty e kupton se nuk ka gezim me te madh sesa kur ate enderr te madhe qe te vlon ne zemer ta kesh para syre , te prekshem , te jetueshem dhe te materializuar .Dhe aty ti e kupton se ky qe vetem fillimi , dhe me dy biznese te tjera ne vazhdim ,,, sepse tani e kupton se cdo gje eshte e mundur . Shume suksese dhe mbaresi ne kete sipermarrje .
Dhe enderra vazhdon , dhe jo enderra e Gones dhe Culit Studio M& E Mitrovice por e Fitore dhe Bujar Rexha Mirja Center Mitrovice , ata e nisen me nje makine rrobaqepese te vogel , te vetme dhe dhe me nje thes mielli te perdorur si forme per te prere palen e pare te pantallonave ,,, ndersa sot kane nje magazine te tyre ku kane 6 sektore te prodhimit te pantallonave , reparti I rrobaqepesise , hekurosjes, larjes , pastrimit dhe paketimit . Fuqia e ketij çifti , per te ralizuar qellimet e tyre eshte e mrekulluesheme , dhe ata e kane zgjeruar enderren e tyre me nje qender tregetare te rrobave Mirja Center Mitrovice , ne qytetin e Mitrovices ,Kosove.
Ne dreken e kaluar me keta njerez te suksesit dhe te lumtur , ve re ata kane diçka te perbashket , jane te lumtur , punojne me pasion per deshirat e tyre dhe jane mirenjohes .
Suksesi per ta ka qene nje vendim per me tej , por per ju çfarë do tw jetë?
Enderrat behen realitet , dhe ju e keni fuqine ti realizoni ato .
13149906_1059975664095537_1334300949_n 13153480_10153431504596536_869993_n (1) 13162065_1059975104095593_1991735777_n 13181003_10153431503551536_2052071088_n13174137_10153431547326536_8630330774335534827_n 13180987_1059981267428310_1002162606_n 13187609_1059979310761839_1699925433_n 13119931_591009477720787_8584499513934961725_o 13122940_591009851054083_6242925431514165873_o 13147731_591009911054077_2905017949302447263_o
#iampowerblog.

SI NDRYSHOI JETA IME ME KLUBIN IAM POWER. Besire Perolli

SI NDRYSHOI JETA IME ME KLUBIN I M POWER..

Capture
Po e ndaj me ju miq te dashur eksperiencen time se si klubi I M POWER bëri mrekulli në jeten time .
Dikur te vjetrit thoshin SE NE MES SHERRIT DEL HAJR e sot ne klubin I M POVER mësova se MBAS QDO DESHTIMI MËSHEFET NJË BEKIM.Këtë e vërtetova mbas një viti te anëtaresimit ne klub.
Me profesion jam inxhiniere e Bujqesisë.Punova si mesimdhënese 10 vite.Para tri viteve mbeta pa pun ,pa fajin tim .
Kisha shum energji dhe vullnet per pun po rrethanat ndikuan dhe unë u largova nga puna.
U ankova ,u merzita, mjaft,por nga mbrendija ime filloi,nje zë te me fliste ,me ndaloi ,me thioshte ,diqka e mirë do te ndodh te ti pas kesai qe te ndodhi ,ti do te punosh prap ,ti do te besh diqka te madhe ne jetën tende.
Vazhdova ta ndjek zërin tim te mbrenshem ,te lexoi libra te mendimit pozitiv, ta inkurajoja veten dhe duke shiquar tv klan ne ekran një moment del MIMOZA THAQI trajnere motivuese filloi te flas se si ajo e ndryshoi jeten e vet ,si ajo ishte e zhgënjyer ,si i ka perkethyer CD,dhe jepte mesazhe ,qe asnjehere mos te fajsoim te tjeret per gjerat qe na ndodhin ne jetë,qdo gjë ndodh per një arsye ,dhe gishtin ghithmonë ta drejtoim nga vetja e të punoim me veten ,ta gjejm arin te vetja .
E shikoi ,e ndegjoi me vemendje dhe i them bashkëshortit ,po shiko si kesai zonje i paskan ndodhur gjerat si mua ,si ështe e mundur kjo thua se e ka lexu mendjen time e po flet ,si doli kjo ne tv ,si ta gjej ,ku ta kontaktoi .Mu duk si te ishte Zoti.
Te nesermen e kontaktova Mimozen mu pergjigj shum thjesht ,ishte shum e hapur ,me kujtohet kur i thash edhe unë dua ta ndryshoi jeten sikur ti .Dhe menjëherë u anëtaresova.
Kur fillova te ndegjoj informacionet qdo ditë e shihja ndryshimin,kisha vetbesim me te madh dhe isha me e fort .
Fillova te kuptoi që largimi im nga puna kishte qenë për te miren time.
E kuptova qe Zoti kishte nje plan tjetër per mua qe unë ta zbuloi fuqinë mbrenda vetes ,atë fuqi qe sot me bën te lumtur e entuziaste e me thot te mos ndalem drejt rruges se suksesit.
Sot pas nje viti si anëtare e NIVELIT TE 4 mësova se qdo gjë ndodh për një arsye dhe ne qdo situat ka rrugëdalje ,pra kur mbyllet një derë hapet një tjetër.
Jam shum mirenjohese e falenderuese per mentoren time Mimoza Thaqin qe me motivoi dhe qdo ditë me mëson si te bëhem e suksesshme ,si te behem trajnere motivuese qe dhe unë te ndihmoi njerëzit te ndryshoin jetën e tyre dhe te jenë te lumtur.
Jam mirenjohese dhe falenderuese dhe për bashkëshortin tim Bashkimin dhe femijet e mi LEandritin e Arriten qe me mbështesin dhe me japin kurajen qe unë te vazhdoi drejt rrugës se suksesit dhe mos te ndalem .
Jam mirënjohese e falenderuese dhe per ju miq te mij te dashur qe qdo ditë te jetes sime e zbukuroni me mesazhet e juaja te bukura ……
Shum dashuri per ju

Besire Perolli

kontakt

besire_p@hotmail.com