Iam-Power 2016

Ju prezentojmë platformën Iam-Power për Vitin 2016.

Niveli 1 Iam-Power

niveli 1-980x551

BAZAT KRYESORE PËR ÇDO SUKSES NË JETË

Përmbajtja:

1.Dëshira Juaj Është Udhëri Juaj 14 Audio- Cd

2.Trajnimi Bazë Drejt Pasurimit 15 Audio Cd

3.Shkenca e Pasurimit-4 Audio Cd

4.Shkenca e Pasurimit- Libër Pdf- Format

5.Shkenca e Madhështisë- Libër Pdf-Format

  1. Seminari-video – Mposhtja e anës negative të botës

7.Meso-suksesin- Audio-2 Pjesë.mp3

Dhe te tjera programe ne audio dhe video.

Testim ne fund te vitit për marjen e certifikates për Arritje!

KURSI THEMELOR I SUKSESIT-30 Audio

MJESHTRIMI I BAZAVE-13 Audio

VIDEO-7 Video

TEKNIKA/LIBRA/USHTRIME- 4 Libra

Total 54 materiale për studim nga shtepia!

Çmimi për nivelin 1 (99 Euro për 1 Vit)

Çdo Njeri Ka Ëndërra Që Ti Realizojë Ato Duhet Thjesht të Ndaj Nga Koha e Tij dhe të Mësoj Si të Arrij.

Niveli 2 Përmbajtja:

199-980x551

Përmbajtja

  1. Trajnim 12 javor- Qellimi I përcaktuar jetësor

2.Trajnim 12 javor- Ar brenda Ar jashtë

3.Qellimi Kryesor I Jetes Suaj-Audio Program.

  1. Sistemi I Pasurimit.

Testim ne fund te vitit për marjen e certificates për Arritje!

KURSI THEMELOR I SUKSESIT-67 Audio

MJESHTRIMI I BAZAVE-86 Audio

VIDEO-37  Video

TEKNIKA/LIBRA/USHTRIME- 9 Libra

Total 199 materiale për studim nga shtepia.

Çmimi për nivelin 2 (199 Euro për 1 Vit)

 

Niveli 3 ( Përmbledhje e Diturisë së Specializuar për Sukses në Jetë)

399-980x551

Përmbajtja

1.Gjithë përmbajtja e niveli 1

  1. Gjithë përmbajtja e niveli 2
  2. Fuqizimi I femrave-Program 16 Javor

4.Trajnimi 12 javor Shkenca e manifestimit të parave

5.Trajnimi 24 javor- Kurs 6 mujor për të mësuar Ligjet dhe Parimet Kryesore të njerëzve më të pasur në botë.

6.Seminari nr 1-2016 në Iam-Power- Mjeshtrimi i Bazave për Çdo Aritje

7.Seminari nr 2-2016-në Iam-Power-  Fuqia e GIN dhe Iam-Power- Spiker Troy Macclain dhe Johan Hendriks.

  1. Seminari nr 3-2016  ne Iam-Power- Ribashkimi I familjes Iam-Power
  2. Seminar nr 4-2016 ne Iam-Power- Lidershipi dhe Fuqia
  3. Mësimi I teknikave për të tejkaluar, frikën nga kritika, varfëria, sëmundja, humbja e dashurisë!
  4. Video seminaret e viti 2015 në Iam-Power

16.Webinare mujore Online, me pyetje dhe përgjigje!

17.Mësimi I teknikës Për Lirimin e Programimeve të vendosura në Nëndijen tonë të cilat ndalojnë suksesin.

18.Mësimi I teknikës EFT- Teknika për Lirimin e Emocioneve.

19.Si të shndëroni “ Dështimin e Përkohshëm”  në Sukses Të Jashtëzakonshëm.

  1. Webinar Javor Deshira Juaj Eshte Urdheri Juaj –Perforcimi I DJUJ dhe libri Udhrëfyes.
  2. Rregullat e miresjelljes në Tavolinë, takimet e biznesit, dhe kodi I veshjes për biznes.

Testim në fund te vitit për marjen e certificatës për Arritje!

Dhe shume programe te tjera për rrugën tuaj drejt arritjeve!

KURSI THEMELOR I SUKSESIT-84 Audio

MJESHTRIMI I BAZAVE-175 Audio

VIDEO-64  Video

TEKNIKA/LIBRA/USHTRIME- 74.

Ne total 397 ,material për studime nga shtëpia, të cilat shtohen dita ditës!

Çdo Njeri Ka Ëndërra Që Ti Realizojë Ato Duhet Thjesht të Ndaj Nga Koha e Tij dhe të Mësoj Si të Arrij.

Çmimi për nivelin 3 (399 Euro për 1 Vit)

Niveli 4 MENTORSHIP NJË NË NJË

level 4

Niveli 4 ( Mentorship nje ne nje me Mimoza Thaqi takim nje ne nje ose permes skype, për 1 vit rradhazi, është e vërtetuar shkencërisht se nga librat mësojmë dhe aplikojmë 8% të informacionit, nga audiot, videot për studim nga shtëpia 19% të informacionit dhe nga mësimi I drejtpërdrejtë me Mentor ose Trajner 89% , kur ju mësoni drejtpërdrejt me një trajner të specializuar suksesi juaj dhe investimi juaj shumëfishohet)

  1.    Materiale të avancuara për arritje
  2.    Fshehtësitë e Komunikimit, Shitjes dhe Marketingut!
  3.    Testim ne fund te vitit për marjen e certificates për Arritje ME TE CILËN JU zgjeroni edukimin tuaj dhe bëheni I aftë dhe professional në biznesin tuaj apo karierën!

Gjithesejt 504 materiale për studime nga shtepia

  1.    Çmimi për nivelin 4 (999 Euro për 1 Vit)

Shihemi ne Suksese

Iam-Power- Klubi I Suksesit Tuaj

Çdo Njeri Ka Ëndërra Që Ti Realizojë Ato Duhet Thjesht të Ndaj Nga Koha e Tij dhe të Mësoj Si të Arrij.

Qe të procesoni si kandidat i mundshëm për trajnime në Iam-Power

Dergoni keto  dokumentacione:

Leternjoftimin e skenuar

Email adresen

Nr e telefonit

Dhe cilin Nivel te Trajnimit e keni zgjedhur qe te ju dergojmë faturën përkatëse!

Shihemi ne suksese

e juaja Mimoza

 

Advertisements

Lajmërim!

Lajmerim!
Ky seminar 2 ditor do te jete nje prej pergjigjeve te shume ankesave te juaja! Do te kuptoni thelbin e kuptimit te fjales Shitje, Marketing dhe Jete Personale ne familje te ballancuar, edukimin dhe mirkuptimin ndaj femijeve te juaj!
Perderisa te tjeret do te vazhdojne me fajesimet ndaj te tjereve, ju do te kuptoni pse produkti juaj nuk shitet, sherbimi juaj nuk e ka vleren e duhur, ose mospunesimi juaj eshte pasoje e e disa teknikave te gabuara qe ju perdorni gjate prezentimit tuaj! Eshte nje seminar i cili eshte i bazuar ne shkence dhe psikollogji dhe ka si baze sekretet e marketingut qe shume pak jane te njohura nga njeriu i zakonshem. Pervec te tjerave ju do te kuptoni nje te vertete te madhe pse ju nuk keni sukses ne cilindo profesion qe te jeni! Dhe do te hamendeni duke i thene vetes se çfarë keni pritur deri tani, pse nuk keni qene serioz me vendimet tuaja per suksesin tuaj!
Gjithashtu life nga Bostoni në telekonference do të flas edhe Eddward Mills mentori im i mrekullueshëm, falë tij unë tejkalova sfidat e mëdha jetësore me shumë lehtësi, i cili ka qenë Këshilltar i kampanjës politike të Barack Obamës dhe John Kerry-për të cilin mund të lexoni më shumë në këtë link:
https://iampowerblog.wordpress.com/2016/02/15/edward-mills/

Mos harroni 100% e njerëzve kanë ëndra por vetëm 1-2% e tyre janë serioz për realizimin e tyre. Pas datës 6 Mars ju do të kaloni në pjesën e 2% dhe do të shitni produktet tuaja ose do të krijoni produktet nëse nuk i keni ato!
Ide të mrekullueshme do të paraqiten në këtë seminar, të cilat ju do ti aplikoni sigurisht nëse do të keni durimin të ndani kohën tuaj dhe të mësoni çfarë do të ju paraqitet!

Dhe gjithashtu do të habiteni si është e mundur që unë të ndaj me ju këto sekrete, nuk do të besoni se çfarë do të degjoni!
Mos harroni jeta është e juaja, ëndrat janë të juajat, Ëndra ime është të ju ndihmoj juve të arrini qëllimet që ju keni, por sigurisht do të ju ndihmoj atyre që kanë gatishmëri për realizim të ëndrave të tyre!
Shfrytëzoni kohën tuaj është aseti më i fuqishëm që keni dhe mësoni çfarë bëjnë njerëzit e pasur nëse edhe ju doni të pasuroheni, apo të keni biznes të suksesshëm.
Anëtarët në Im-Power që janë niveli 3 dhe 4 e kanë këtë seminare falas dhe seminaret tjera qe mbahen gjate vitit si pjesë e programit mësimor të tyre. Ndërsa për gjithë të tjerët ka tarifë dhe nëse keni interesim të rezervoni vendin tuaj më shkruani në mimoza88@yahoo.com.

Shihemi në suksese

Mimoza Thaqi

Çdo Njeri Ka Ëndërra Që Ti Realizojë Ato Duhet Thjesht të Ndaj Nga Koha e Tij dhe të Mësoj Si të Arrij.
Dituri të specializuar për arritje, gjeni në Klubin e suksesit 
0038976256899

ose regjistrohuni qe te merrni me shume informacione:

https://www.eventbrite.com/e/seminar-2-ditor-mendo-dhe-pasurohu-me-iam-power-tickets-21457607281

BIOGRAFIA E MIMOZA THAQI

BIOGRAFIA E MIMOZA THAQI

mth

Mimoza (Halili) Thaqi e lindur më datë 2 Tetor 1972 në fshatin Poroj të Tetovës, Republika e Maqedonisë. Që nga fëmijëria e saj Mimoza ishte një person pozitiv që refuzonte të njihte vetveten si viktimë e rrethanave shoqërore të qytetit ku jeton. Adhuruese e flaktë e leximit dhe një diskutuese e mirfillt, gjithmonë kishte mendimin dhe unin e vet. Vija e saj jetësore zhvillohet drejt cakut që të gjej qëllimin e saj shpirtëror dhe profesional. Që nga ky moment që u bë e vetëdijshme për mundësitë dhe dëshirat e saja, Mimoza vazhdon të punojë drejt zhvillimit të njohurive dhe përcaktimit të identitetit të saj profesional. Prindërit e saj ishin pjesë e sistemit të arsimimit dhe dhanë një kontribut të madh në zhvillimin e arsimit  dhe kulturës në qytetin e Tetovës. Nëna e saj Drita Halili mësuese në shkollën e fshatit në Poroj, dhe babai i saj Qemal Halili – drejtor në shkollën e njejt, janë personat e parë të suksesshëm me të cilët Mimoza u ndesh dhe nga të cilat Mimoza u inspirua. Edhe pse, prindërit e saj ishin të punësuar, përsëri ata resurset e tyre i plotësonin edhe me punë anësore në bujqësi duke kultivuar pemë dhe perime në pronat familjare. Mimoza ishte aktive edhe në këtë lëmi dhe hapat e para të tregtisë i mori në këtë drejtim. Në fillim, ajo u angazhua në shitjen dhe furnizimin me produktet bujqësore të tyre tregun e qytetit. Pas një kohe të caktuar, familja e saj e hapi një shitore të vogël në lagjen e tyre, në këtë shitore Mimoza e mori përgjegjësinë më të madhe dhe cdo ditë ishte e angazhuar. Mimoza u rrit në frymën e tregtisë dhe biznesit, prej këtu edhe burojnë aftësitë e para të Mimozës në sferën e tregtisë dhe negociimit në biznes.

Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin e Tetovës, ndërsa pas mbarimit të shkollës së mesme Mimoza u regjistrua si studente në Fakultetin e Juridikut në studime të Jurispodencës. Në vitin e tretë të shkollës së mesme si nxënëse në gjimnazin e qytetit të Tetovës “Kiril Pejcinoviq”, në vitin 1988 e njoftoi bashkëshortin e saj Avni Thaqi. Nga takimi i tyre i parë ata ishin të vetëdijshëm se nuk ishte vetëm tërheqja fizike që i afronte dhe dashuria ndaj njëri tjetrit, por edhe shikimi drejt të ardhmes, dhe ndjenja që e kanë takuar partnerin e duhur për ambiciet dhe aspiratat e tyre. Në vitin 1994 e kurorrzuan lidhjen e tyre me martesë, ndërsa në vitin 1996 e filluan edhe biznesin e tyre të parë të përbashkët

–libraria DRITA (më pas e emëruar si DIELLI). Nga martesa  e tyre kanë tre fëmijë të shkëlqyer: djemtë Eliot dhe Dielli dhe vajza e tyre Yllza. Dashuria bashkëshortore dita ditës rritet, ndërsa bzineset sa vijnë e shtohen që do të thotë se ata dy ishin zgjedhja e duhur për njëri tjetrin, dhe ndoshta investimi dhe aseti më i mirë që e kanë. Vlerat familjare, harmonia me partnerin e saj, suksesi i fëmijëve të saj, rritja dhe zhvillimi i tyre në drejtimin e duhur janë pika e fillimit të të gjitha sukseseve të Mimozës.  Ajo është e vetëdijshme se burimi i vërtetë i fuqisë dhe energjisë pozitive është familja, që e bën atë një tregtare të suksesshme, grua dhe nënë të dashur.

1231206_10151568964616536_1413857129_n
Hapat e para drejt suksesit në biznes dhe pavarsisë financiare.

Nga viti 1994 deri në vitin 2004 ajo punoi në kristalizimin e idesë së saj për suksesin profesional që Mimozës do t’i sjell vlera shpirtërore dhe siguri materiale. Kjo periudhë për atë është një sfidë e vërtetë. E mësuar që gjithnjë të jetë e angazhuar me ndonjë punë, nga vitit 1994 deri në vitin 1996 Mimoza punoi si shitëse në një parfumeri lokale në Tetovë, ndërsa më pas u punësua si asistente teknike në një nga kompanië më të suksesshme në Tetovë.

Në vitin 1996 e filloi biznesin e parë privat të saj së bashku me bashkëshortin e saj Avniun, ata të dy sëbashku e hapën librarinë DRITA, e cila më pas u ri-emërua në librarinë DIELLI, emri i djalit të saj i cili lindi në vitin 1998. Në vitin 1999 filloi biznesi i tyre i ardhëshëm, internet – kafe në Tetovë, ALBANET. Albanet ishte një nga internet kafetë e para në Tetovë, kështu që që nga dita e parë ky biznes u tregua i suksesshëm. Në atë kohë për shkak të trazirave në rajonin e Ballkanit, në Maqedoni u vendosën forcat Gjermane paqe-mbajtëse si dhe NATO. Në kampet e krijuara nga këto forca Mimoza dhe Avniu e bartën biznesin e tyre, duke lidhur kështu një nga kontratat më të rëndësishme të karrierës së tyre si bashkëpunim me të huaj, në këtë rast, kontratë bashkëpunimi me NATO dhe forcat Gjermane paqe-mbajtëse në Maqedoni. Kontrata përfshinte bashkëpunim për shërbimet e Albanet dhe prodhimet të cilat në atë kohë NATO i sjellte në Maqedoni për nevojat e kampit të tyre. Në vitin 2002, dy vite që nga fillimi i mileniumit të ri, qasja ndaj internetit u ndryshua, dhe Albanet tani më ishte një biznes i “harxhuar”. Ishte koha për dicka edhe më kurruese, dicka më sfiduese. Në vitin 2004 u formua Sun and Stars – Family Shop – kompani për shitjen e teshave të dorës së dytë (Second Hand Shop)

Sun & Stars – Family Shop
www.sunandstars.com.mk

E themeluar në vitin 2004. Sun and Stars dyqani me rroba të dorës së dytë i parë i këtij lloji(dyqan rrobave të vjetra) në Tetovë. Vitet e para ishin një sfidë e vërtetë për Mimozën si një biznesmene, por edhe për ofertën e saj në treg. Me kalimin e kohës, reputacioni dhe kërkesat për ofertën e Sun & Stars u rritën, Mimoza erdhi në përfundim se është koha për ta kthyer këtë sfidë në një biznes të vërtetë, dhe që atëherë punon në drejtim të zhvillimit kontinual të këtij biznesi. Kompania tanimë ka një zinxhir të dyqaneve në disa qytete në Maqedoni: Tetovë, Shkup, Gostivar dhe Kërçovë. Aktualisht në Tetovë ka një dyqan, në Shkup tre, dy në Gostivar e një në Kërçovë. Kompania Sun dhe Stars është përfaqësuese zyrtare e Trasborg – kompani danez për rroba të dorës së dytë, e cila ofron mallra të cilësisë për çdo shije. Në kuadër të kompanisë aktualisht ka 27 të punësua  dhe numri i tyre është në rritje çdo ditë.

KLUBI I BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT PERSONAL
Global Information Network

Para disa viteve Mimoza mori përgjigje për shumë pyetje deri atëherë të pa përgjigjura. Në vitin 2010, Mimoza ndodhet në një situatë jolakmuese. Biznesi i saj është në zhvillim, dhe ajo ndërton reputacionin e saj si një sipërmarrëse e vërtetë. Megjithatë, ka shumë çështje për të cilat Mimoza nuk mund të gjej përgjigje. Moment historik në jetën e saj është udhëtimi i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend i njohur për qëndrimin  pozitiv ndaj jetës dhe frymën e pavarur të secilit. Për të dhe për familjen e saj, Shtete e Bashkuara të Amerikës ishin një aventurë e vërtetë. Përveç energjisë pozitive dhe frymëzim për ide të reja kreative të biznesit, Mimoza në SHBA gjeti edhe KLUBIN E BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT PERSONAL. Ky klub ishte ajo për të cilën në atë pikë kishte nevojë Mimoza. Programi i mbushur me punëtori, trajnime dhe seminare i ka  ndihmuar Mimozës që të ketë sukses në iluminizimin (ndricimin) e saj të vendos që cila është mënyra që ajo dëshiron dhe ka nevojë të ndjek.i pjesë e këtij klubi për një periudhë prej vitit 2010 – deri në vitin  2014.

Mimoza ishte pjesë e seminareve dhe trajnimeve të mëposhtme:
2010– Për herë të parë u regjistru në klub dhe sot është në nivelin e katërt (4)
2011, Janar – Lundrimi për  lidership – Miami, Bahamas
2011 Korrik – Trajnimi për Master shitës – Çikago
2012, Janar – Lundrimi për  lidership  2 – Miami, Ishujt Kanare
2012 Mars – Fundjavat e ëndërrave – Las Vegas, SHBA
2012 Shtator – Trajnimi për Master shitës 2  Nice, France
2013 Dhjetor – Shihemi në maje – Francë
2014 Dhjetor – Si të shpëtojmë prej kufizimeve emocionale dhe të jetojmë të lumtur dhe të suksesshëm – Amsterdam, Holandë

i

The Secret to life Coaching
http://www.thesecrettolifecoaching.com

Në 2014 ajo ka marrë certifikatën për TRAJNER JETËSO MASTER, dhe me këtë certifikatë ka të drejtë të udhëzojë dhe  të trajnojë të tjerët të interesuar në këtë program. Programa The Secret to life Coaching i mundësoi Mimozës të përjetojë një eksperiencë të cilën deri më tani nuk e kishte përjetuar. Me certifikatën e programës Fshehtësitë e trajnimit jetësor(The Secret To Life Coaching) Mimoza u bë një trajner professional i certifikuar me të drejtë të trajnojë dhe të mësojë të gjithë ata të cilët ishin të interesuar për të mësuar nga një person më se kompetent për leksione të zhvillimit të suksesshëm professional dhe personal. E inspiruar nga vizita në SH.B.A, e kthjelluar nga të gjitha paragjykimet dhe kufizimet, Mimoza u nis drejt rrugës për të përfituar botën, me planet, ambiciet dhe qëllimet e saja. Ajo u vetëdisua që zhvillimi i saj, rrjedha e fatit të saj n’varet vetëm nga dëshira e saj, vullneti dhe aftësia të rezistoj çdo ndikim negativ apo bllokim nga rrethanat ose nga mendimet e huaja. Të vetmit të cilët janë në pozitë të n’a mësojnë rreth arritjeve jetësore, hapave të suksesit janë vetëm ata të cilat kanë arritur të shijojnë suksesin professional dhe personal. Biznismen dhe tregtarë të suksesshëm dhe të dalluar. Këtë eksperiencë Mimoza e ndjeu nga vizita e shum seminareve dhe trajnimeve, kur pati shancën të ndëgjojë dhe të mësojë nga më të mirët, dhe më të suksesshmit.

2016 Houston TX, 28 dhe 29 Janar 2016, përfundoi Trajnimin e Mjeshtrimit te Suksesit : Te folurit ne Publik Profesional , një nga programet më të specializuara Elitë për këtë lëmi.

12312642702_10153232638351536_8746232278058691855_n

I Am POWER – UNË JAM FUQIA
www.iam-power.com

Tregtarët e suksesshëm nuk janë egoist në shpërndarjen e eksperiencave të tyre me të tjerët. Nga kjo maksimë buron edhe biznes – ideja e re e Mimozës – krijimi i një programe të certifikuar me trajnime dhe puntori, program e marë nga platforma e certifikuar në të cilën Mimoza mer pjesë, dhe si anëtare e nivelit të katërt është kompetente në përcjelljen e këtyre trajnimeve tek të gjithë të interesuarit. Programa është e emëruar si I am power – Unë jam fuqia dhe funksionon si Klub me sistem në bazë anëtarësie. Me vet anëtarësimin në këtë platformë, anëtarët do të trajnohen dhe do të këshillohen në frymën e tregtarëve dhe biznismenëve në drejtim të asaj si të punojnë dhe të definojnë qëllimet e tyre. Trajnimet do t’i udhëheq Mimoza, por si folës dhe këshillues do të paraqiten edhe dhum tregtarë  dhe biznismenë të tjerë nga Maqedonia dhe nga jashtë.

I Am WATER
www.iam-water.com

Në këndvështrim të bizneseve prodhuese, në vitin 2014 Mimoza themeloi fabrikën për prodhimin e ujit dhe mbushjes së ujit – I Am Water. Fabrika është e lokalizuar në Tetovë dhe përfundimi i këtij projekti pritet të jetë në Prill të vitit 2015. Fabrika është investim i përbashkët i familjes Thaqi dhe një investitori të huaj.

Invest for the future – Investo në të ardhmen tënde
www.investforthefuture.biz

Mimoza është anëtare e rrjetit të grave të suksesshme  në biznesin e formuar në Zagreb, Republika e Kroacisë. Rrjeta e mbështetur nga State Department – më saktësisht nga ish-Sekretari Shtetëror Amerikan – Hilari Klinton dhe nga Ambasadori global për Cështjet Globale të Grave – Melani Verver. Invest for the future – Investo në të ardhmen tënde – ka për qëllim komunikimin dhe bashkëpunimin e grave të suksesshme në biznes. Kjo bashkësi dhuron përkrahje për gratë në biznes me ndihmën e mësimit, bashkëpunimit dhe përkrahjes financiare. Zhvillimi i Mimozës është rezultat jo vetëm i aftësive të saj marramendase për biznes dhe instiktit të zhvilluar për investime të suksesshme, por edhe i apetiteve të saj të “pangopura” për mësim dhe zhvillim mental. Si një adhuruese e flaktë e leximit, Mimoza dallohet me një numër të madh të librave të lexuara, nga autorë të ndryshëm të cilët kanë për qëllim përcjelljen e fshehtësive për sukses dhe mënyrave më dinjitoze dhe efektive për menaxhimin me jetën. Librat janë një faktor shumë i rëndësishëm i jetës së Mimozës. Mimoza dallohet edhe si autore e shum librave – audio librave për motivim të lexuesit (ndëgjuesit) të cilat kanë për qëllim zhvillimin e frymës revolucionare dhe ideve kreative e motivuese, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin në më të mirë.

Tituj të audio-librave të autorizuara nga Mimoza

1. Qëllimi kryesor i jetës tuaj – Mimoza Thaci
2. Mëso suksesin – Mimoza Thaci
3. Trajnime bazë drejt pasurimit – Mimoza Thaci
4. Ndalo duhanin – Mimoza Thaci
5. Si të përballoni kritikat dhe ofendimet – Mimoza Thaci

6. Mendo dhe Pasurohu me Mua-Mimoza Thaqi

7. Programi për Marketing – Një Ndërmarës Milioner

Përktheu në Gjuhën Shqipe Librat:

Mposhtja e Djallit -Napoleon Hill

Ligji i Suksesit në 16 Mësime -Napoleon Hill

Shkenca e pasurise- Wallace D Wattles

Shkence e Madhështisë-Wallace D Wattles

Dëshira Juaj Është Udhri Juaj- Kevin Trudeau

Sukseset e Mimozës dhe aftësit e saja janë evidente. Është shumë e thjeshtë, qëllimi i saj gjithmonë ka qen dhe do të jetë të pasurohet në format më të ndryshme të biznesit. Ambiciet janë baza e të gjitha aktiviteteve dhe hapave të saja, me c’rast ka sukses në krijimin e një ardhmërie më të plotë, të përmbushur dhe të sigurtë për atë dhe familjen e saj. Sot ajo i’a dha vetvetes edhe një detyrë më të përgjegjëshme. Të gjitha leksionet e saja, mësimet të cilat deri sot Mimoza i morri nga të gjitha trajnimet e shumta në të cilat mori pjesë, sot Mimoza dëshiron t’i ndajë me të gjithë ata që janë të interesuar në përmirësimin e rrethanave të tyre dhe krijimin e një të ardhme më të mirë.  Ajo është një grua e sukseshme në biznes, një grua dhe nënë e përkryer. Misioni i saj është në fillim, qëllimi është I njejtë – të ndihmojë individëve të tjerë në krijimin e një të ardhme më të sigurtë.

 

EDWARD MILLS

mills_0026_ret_small

EDWARD MILLS

Mills Fingerprint Service, Inc.
50 Congress Street
Boston, MA 02109.
KONFERENCË LIVE

Ed Mills do të na flas live nga Bostoni nëpërmjet tele-konferencës
Ed Mills është një Trajnues i Spiritualitetit dhe Ndërgjegjësisë i cili thotë se zemra e tij është për njerëzit. Ka ndikim të lartë në jetën e çdonjërit që ka fatin të ndikohet nga ai.
Një baba krenar i 8 fëmijëve të mrekullueshëm, secili i përsosur në profesionin e tij. Njëri nga ata është Edwars Mills i cili punon si Analist Kapitali në Washington DC.
Ed është Pronar i Kompanisë Mills Fingerprint Service of Boston, Massachusetts, një kompani që siguron gjurmët e gishtave, investigime personale, mbrojtje ekzekutive dhe siguri, si dhe shërbime të tjera të komunikimit, edukimit etj.
Këshilltar i kampanjës politike të Barack Obamës dhe John Kerry. Si dhe mentor personal i Mimoza Thaqit që nga Janari i viti 2011.
Pasi të mbaroj ky trajnim 2 ditor, ju do të vlerësoni vetë se kjo ditë do të jetë një nga ditët kur jeta juaj do të përcaktoj një FILLIM TË RI.

Edd Mills na përshëndet me moton
“MY HEART FOR PEOPLE”
(ZEMRA IME PËR NJERËZIT)

LIGJI I SUKSESIT NE 16 MËSIME-Napoleon Hill

LIGJI I SUKSESIT NE 16 MËSIME

Mësimdhënia, për herë të parë në historinë e botës,vjen si një filozofi e vërtetë, mbi bazën e së cilës u ndërtua Suksesi Personal

_DSC3209

 

Ligji i Suksesit ishte pararendës i librit Mendo dhe Pasurohu nga Napoleon Hill. Hill ishte i njohur për Hulumtimet që ka bërë lidhur me dallimin e milionerëve dhe njerëzve të zakonshëm. Të gjashtëmbëdhjetë Mësimet në këtë libër në mënyrë të përkryer kristalizojnë çdo gjë që ju do të duhet të dini për të pasuar sukses gjatë këtyre kohërav  të vështira ekonomike. Shumë nga librat që sot janë në shitje sa I përket vetë-ndihmës I kanë marë konceptet themelore nga ky libër. Sekreti, Fuqia e Mendimit Pozitiv, Milioneri, Ligji I Tërheqjes të gjithë I kanë marrë konceptet bazike nga kjo punë e jashtëzakonshme. Tani ju mund ti merni ato nga burimi. Njëherë që të lexoni këtë libër ju do të kuçtoni se çfarë ju jep disa njerëzve përparësinë të jenë  mbi të tjerët. Duke I ndjekur këtë këshilla edhe ju do të jeni në majë. Është koha të ndaloni së menduari si si do të ishe të jeini I pasur dhe të filloni të dini. Ky libër ka ndryshuar shumë jetëra de mund të ndryshojë edhe jetën tuaj!

Dedikuar:

ANDREW CARNEGIE,

që sugjeroi botimin e këtij kursi;

HENRY FORD

i cili u befasua nga ky kurs, që kishte në themel

të tij 16 mësime për arritjen e suksesit, si dhe

Edwin C. BARNES

bashkëpunëtor me Thomas A. Edison-in,

miqësia e ngushtë me të cilin gjatë një

periudhe prej më shumë se pesëmbëdhjetë

vjetësh, e ndihmoi autorin “për të vazhduar”

me analizimin e një larmie të madhe pasojash

dhe humbjesh të përkohshme në këtë kurs.

“Kush tha se nuk mund të bëhet?

Çfarë fitoresh ka arritur në jetën

e tij njeriu, që e bëjnë atë të aftë të

gjykojë të tjerët”?

Napoleon Hill

Qëllimi i kursit të Ligjit të Suksesit është t’ju mundësojë të zbuloni, se si ju mund të bëheni më të aftë në profesionin a fushën tuaj. Nëpërmjet këtij kursi, ju do të arrini të analizoni veten dhe do të arrini të klasifikoni të gjitha cilësitë tuaja, në mënyrë që ju të mund t’i organizoni dhe të bëni më të mirën duke i përdorur ato. Ju ndoshta nuk e pëlqeni punën tuaj, por ekzistojnë dy mënyra se si mund të largoheni nga ajo punë. Njëra mënyrë është që të shfaqni pak interes në atë që jeni duke bërë, duke u dukur se po bëni mjaftueshëm për aq sa merrni. Shumë shpejt ju do ta gjeni një mënyrë për të dalë nga kjo gjendje, sepse kërkesat për shërbimet tuaja do të pushojnë. Mënyra tjetër dhe më e mira është duke e bërë veten tuaj aq të dobishme dhe efikase në atë që jeni duke bërë aktualisht, sa mund të tërhiqni vëmendjen e atyre që kanë fuqinë t’ju promovojnë në një punë më të përgjegjshme dhe e cila mund të jetë shumë më e pëlqyer për ju. Është privilegji juaj të bëni zgjedhjen tuaj për mënyrën si do të vazhdoni. Përsëri ju kujtoj rëndësinë e leksionit të nëntë të këtij kursi, nëpërmjet të cilit ju mund të mbroni veten nga kjo “mënyrë më e mirë” e promovimit të vetes suaj. Qindra njerëz u larguan nga miniera më e madhe e bakrit “Calumet” pa e zbuluar atë. Vetëm një njeri i vetmuar e përdori “imagjinatën” e tij, gërmoi vetëm pak metra poshtë në tokë, aty ku kishin gërmuar të tjerë para tij, investigoi dhe zbuloi depozitën më të madhe dhe të pasur të bakrit në botë. Ti edhe çdo person tjetër ecni, në një kohë ose një tjetër, mbi minierën tuaj “Calumet”. Zbulimi është një çështje e investigimit dhe e përdorimit të “imagjinatës”. Ky kurs në pesëmbëdhjetë ligje të suksesit mund t’ju udhëheqë në rrugën tuaj drejt minierës “Calumet” dhe ju mund të habiteni kur të zbuloni se keni qëndruar në këmbë mbi këtë minierë të pasur, në punën tuaj që kryeni çdo ditë. Në leksionin e tij “Acres of Diamonds”, Russell Conwell na tregon se ne nuk duhet të kërkojmë mundësi në distancë, por duhet t’i kërkojmë dhe mund t’i gjejmë aty ku ne po qëndrojmë! Kjo është një e vërtetë shumë e vlefshme për t’u mbajtur mend.

KJO ËSHTË E VËRTETA ME VLERË TË MADHE, E CILA DUHET MBAJTUR MEND!

– NAPOLEON HILL –

PërmbajtjaParathënie nga autori                                                    9

Hyrje Mendja mjeshtërore                                                               13

Mësimi I     Qëllimi kryesor i përcaktuar                                   72

Mësimi II    Vetëbesimi                                                                    105

Mësimi III   Shprehia e kursimit                                                 143

Mësimi IV Iniciativa dhe lidershipi                                         177

Mësimi V Imagjinata                                                                      214

Mësimi VI   Entuziazmi                                                                253

Mësimi VII Vetëkontrolli                                                           290

Mësimi VIII Shprehia e të punuarit më shumë sesa paguheni  327

Mësimi IX Personaliteti i këndshëm                                                      362

Mësimi X Mendimi i saktë                                                                          394

Mësimi XI   Përqendrimi                                                                            434

Mësimi XII Bashkëpunimi                                                                       471

Mësimi XIII dështimi                                                                                505

Mësimi XIV Toleranca                                                                            531    

Mësimi XV Rregulla e artë                                                                   551

 

Qe te siguroni kopjen tuaj  regjistrohuni në këtë link:

http://sunandstars.com.mk/libra?product_id=254

Nese nuk mund te paguani me viza kartelet te opcionet t pageses klikoni transfer bankar.

Kur te keni perfunduar regjistrimin do te ju kontaktojmë për mënyrat tjera të pagesës.

Shihemi në sukses

Mimoza Thaqi

Ose kontaktoni ne email per çdo pyetje tjetër: mimoza88@yahoo.com

_DSC3238

_DSC3194

_DSC3238

Çdo Njeri Ka Ëndërra Që Ti Realizojë Ato Duhet Thjesht të Ndaj Nga Koha e Tij dhe të Mësoj Si të Arrij.

Houston TX, 28 dhe 29 Janar 2016, perfundova Trajnimin e Mjeshtrimit te Suksesit : Te folurit ne Publik Profesional , nje nga programet me te specializuara Elite per kete lemi, dhe nga ky program isha e nderuar te marr chertifikaten dhe kete PIN si nje nga 100 themeluesit e Spikereve te GIN e vlefshme per gjith Boten.– just prior to “Be, Do, & Have It All!” Thank you GIN, for this amazing oportunity.

Ky trajnim profesiona kishte këto tema:

Si të bëjmë shitje të suksesshme
Si industria e biznesit me të vërtetë  funskionon

Si të krijoni një prezantim shitje
Si të ndërtoni produkte profesionale për të shitur
Si të bëheni një Autor
Si të ndërtoni një Perandori nga Biznesi juaj
Shihemi në Sukses

Mimoza Thaqi

Themeluese e klubit Iam-Power

123  Capture

12642702_10153232638351536_8746232278058691855_n12647307_10153232630651536_3301342239460784552_n (1)