(PARAPAGIM)LIGJI I SUKSESIT NE 16 MËSIME 20 € PLUS POSTA 5€ INTERNACIONAL =25 €

 

Ligji i Suksesit në 16 Mësime u botua para Mendo dhe Pasurohu Nga Napoleon Hill.
   Hill është I mirënjohur për kërkimet që bëri se çfarë I bën milionerët të jenë ndryshe nga njerëzit e zakonshëm. Gjashtëmbëdhjet mësimet në këtë libër në mënyrë të përsosur kristalizojnë gjithçka për të cilën ju keni nevojë të dini që të arrini sukses në këto kohëra të vështira ekonomike.
   Shumica e librave të tjerë për vetë-ndihmë i marrin konceptet bazike nga ky libër. Sekreti dhe Fuqia e Mendimit Pozitiv, Milioneri afër meje dhe Ligji I Tërheqjes të gjitha I marrin objektet e tyre bazike nga kjo punë historike.
    Tani ju mund ta merrni atë nga burrimi. Njëherë që të lexoni këtë libër ju do të kuptoni se çfarë ju jep avantazh disa njerëzve të caktuar në krahasim me çdo njeri tjetër. Duke ndjekur këshillat që janë të vendosura në këtë libër ju do të jeni një nga ato me avantazh. Është koha të ndaloni me hamendjet si do të ishte të jeni I pasur dhe filloi ta dini. Ky libër ka ndryshuar shumë jetëra dhe mund ta ndryshoj tuajën! 

Ligji i suksesit ne 16 mesime nga Napoleon Hill eshte para botimit, kush do te parapaguaj do ta marre me cmimi 20 euro, perndryshe nga momenti qe do te jete ne shitje çmimin e ka 29.9 euro. Ky është një manual per sukses te qendrueshem te cilin Kevin Trudeau e mbante me vete nga do qe shkonte, kjo me beri te studioj kete liber dhe ta perkthej ne gjuhen tone te bukur.
Qe te siguroni kopjen tuaj me kete çmim është e patjetërsueshme regjistrimi juaj në këtë link:
http://sunandstars.com.mk/libra?product_id=254

Nese nuk mund te paguani me viza kartelet te opcionet t pageses klikoni transfer bankar.
Kur te keni perfunduar regjistrimin do te ju kontaktojmë për mënyrat tjera të pagesës.

Shihemi në sukses

Mimoza Thaqi
mimoza88@yahoo.com

Advertisements

Përfundoi me sukses LCM-7 Principet në Iam Power-PEJË-“Suksesi është i mundshëm për secilin”

Pas seminarit te mrekullueshem LCM 7 PEJE.. Ende ne ndjesi dhe vibracione te larta.. Faleminderoj te gjithe pjesemarresit te cilet ishin te mrekullueshem dhe te fuqishem.. Sepse ata morren nje vendim te fuqishem dhe motivim e informacione te duhura … Nje pikthese e madhe ne jeten e tyre dhe nje Rilindje e kendveshtrim tjeter .. Uroj realizim te deshirave, endrrave dhe shume lumturi e gezime ne jete… Kur i kane keto te mirat tjera ju bashkangjiten zingjirit te te mirave… Ndjehem jashtezakonisht mire, mirenjohese dhe e bekuar per gjithe ata njerez te mrekullueshem qe na rrethuan… E njejta terheq te njejten dhe Ju jeni Ne, Ne jemi ju … Mr nje fjale Powerfull.. Ju lumte per vendimin… Vendimet e medha merren nga ata qe jane tr ngritur larte shpirterisht… Yesss

Arta Nallbani

Falenderim i posacem shkon per Arrita Lluka e cila ishte sponsor i ketij eventi bashke me perkrahjen e TV Dukagjinit.

12234958_422069948003769_4048280671467477060_n

Arrita Lluka

12291881_10153111978366536_6668286147827749324_o 12303948_10153111979386536_5278912729766690077_o

12246631_1078686592149617_1730583193087200077_n12294851_1078686712149605_8722099941427034560_n11209610_1078686432149633_117609421683102782_n12240131_10153112159031536_2579615121659352137_n11046281_10153110353906536_6236534898993192745_n12122507_550238018475321_1883836090484028784_n 12232773_10153110231246536_4195275013318788415_o12238090_10153110233791536_2353634078548960501_o  12238194_10153110233281536_4258085344466737205_o 12238227_10153110232801536_729250254455393373_o 12239454_10153110232751536_1909335511847878243_o12240192_10153111977576536_7063813570378324926_o 12240378_10153111978806536_8153081216179405247_o 12240388_10153111976411536_5474421481578457148_o 12241211_10153110232226536_5807796247550844656_n 12241304_10153111977576536_7063813570378324926_n 12244303_10153110232731536_625738005139719947_o 12244466_10153111970686536_4950955254527304423_o 12246631_1078686592149617_1730583193087200077_n 12248128_10153111979981536_6030861260938610733_o 12265961_10153111980306536_7512487171129673932_o 12274515_10153111975816536_1827806237600180388_n

LCM-7 Principet në Iam Power-PEJË-“Suksesi është i mundshëm për secilin”

LCM-7 Principet në Iam Power-“Suksesi është i mundshëm për secilin”

rregjistrohuni n ekete link ka edhe shume pak vende te lira:

https://www.eventbrite.com/e/lcm-7-principet-ne-iam-power-suksesi-eshte-i-mundshem-per-secilin-tickets-19332343560

Sponsor i seminarit eshte Arrita Lluka anëtare e nivelit 3 ne Iam-Power, ajo ka bere organizimin e LCM-7 Në Pejë me datë 21. Nëntor. 2015, e ka sponsorisuar këtë event me përkrahjen morale të TV-Dukagjinin!

Në këtë Seminar Ju do të mësoni:

1.Si të përcaktoni qëllime dhe ti realizoni ata.

2.Si të përdorni fuqinë e trurit tuaj dhe të sillni në jetën tuaj gjërat, njerëzit, ndjesitë që ju i doni!

3.Si të largoni frikën nga “dështimi”

4.Si të jetoni një jetë familjare të qetë.

5.Si të filloni një biznes pa para.

6.Si të shfytëzoni aftësitë e juaja për veten tuaj.

7.Si manuipulohet mendja jonë që ne të heqim dorë nga ëndrat tona.

Ligjëruese është Mimoza Thaqi, Themeluese e Klubit të Suksesit http://www.Iam-Power.com

BIOGRAFINË E SAJ MUND TA LEXONI KËTU: KLIKO

Video motivuese nga Mimoza Thaqi mund të ndiqni: KËTU-KLIKO

Ne FACEBOOK 

Shkruan :Mirela Daci Hambari I am power ( Unë jam fuqia )

Shkruan :Mirela Daci Hambari

001 (2)

 

                                                      I am power ( Unë jam fuqia )

Udhëtoj për në Prishtinë.Jam pak e përgjumur.U zgjova herët që të arrij në kohë.Një shoqa ime po e vozit makinën. Ka ca punë të saja në Prishtinë.Nuk më pëlqen mënyra se si vozit,prandaj  vendos ti mbaj sytë mbyllur.Rripi i sigurimit më ka bërë një vijë të kuqe në qafë.Kthej kokën nga dritarja dhe me një sy mbyllur e një hapur ,shoh përtej xhamave. Janë përfaqësitë…,,Morgan,,Erikson,,Sony,, Tek Fatoni,,.Më vjen për të qeshur që midis emrave të atyre gjigandëve është futur edhe Fatoni.Pastaj firmat mbarojnë. Ka vetëm tokë. Më tutje në një tablo të vogël prej druri shkruhet:,,Shitet toka,,.Pastaj afër Prishtinës,një bilbord i bukur,,EMERALD Everything handled with a smile,,. Është hotel me pesë yje, më i bukuri në Prishtinë.Shoqa ime e ndjen që jam e zgjuar.,,Nuk e kuptoj pse po shkon në këto seminare dhe këto klube?!Çështë ky klub GIN, I am power?! Duken si klube ku njerëzit shikojnë filmat e Superman-it dhe Batman-it.Çkërkon të gjesh aty?! Fuqinë e Superman-it?!

,,Diçka aty afër,,-them unë.

,,Sinqerisht. Ti ke lexuar gjithë ato libra.Di nga pak edhe për jogën. Çfarë mendon të përfitosh?

,,Jo çdo gjë mund të fitosh nga librat. Disa gjëra duhet edhe ti përjetosh.Unë dua,dua … të bëhem si EMERALDI.

,,Hotel me pesë yje?!,,

,,Yes,yes,yes,,!

Shoqa ime hesht. Hesht edhe unë.Më zbret në qendër.E lëmë të takohemi në drekë që të hamë bashkë.Gjëja e parë që shoh është një pankartë ku reklamohet ,,Bira Peja,gjithmonë më e mira!.. E shikoj orën.07:45.Herët për të provuar birën Peja.I adhuroj gjërat më të mira.Kaloj nëpër qendër për të arritur tek hoteli ku mbahet seminari.Ka diell. Përshendes me dorë statujën e Zahir Pajazitit. E përshëndes edhe Presidentin Rugova përballë Zahirit.Futem në hotel.Takime me shoqe që i njoh nga Facebook.Pastaj Mimoza.Edhe Jojan.Kalojnë minuta. Pastaj minuta tjera.E ndjej që po buzëqesh. Pastaj e ndjej që prapë po buzëqesh.E çuditshme. Kam dy orë rresht që po buzëqesh.E pyes një çun afër si ka mundësi që po buzëqesh gjithë ditën?!,,Buzëqeshja është gjendja normale e njeriut –më thotë.Më kujtohet EMERALDI.Një nga arsyet pse vendosa të marr pjesë në seminar ishte se doja të takoj dikë që do të donte ta publikonte librin tim të parë.Unë kam një ëndërr.Dua që libri im të publikohet dhe të futet në çdo shtëpi shqiptare dhe në shumë shtëpi të botës.Kam edhe unë shumë gjëra për të thënë dhe për të dhënë.Edhe unë jam ngritur si feniksi nga gërmadhat e së shkuarës sime.Por momenti im A-ha nuk kishte fare të bënte me librin tim.Kishte të bënte me mua. Njeriut i duhet të jetë me të tjerët, për të njohur veten.Më bëri të dridhem ky mendim.Nuk e dija më parë.,,Të gjithë ne jemi një,, -tha Mimoza.E kisha dëgjuar plot herë me veshë këtë gjë,por vetëm sot e dëgjova me zemër.Buzëqesha prapë. Sikur nuk mund të bëja tjetër gjë pos të buzëqesh.Në një moment Jojan më tha se po vibroj shumë mirë.U përpoqa të kujtoj fizikën e shkollës së mesme për të kuptuar saktësisht çfarë më tha.Shpresoj se me gjithë dashurinë që ndjeja në shpirt për të gjithë dhe gjithëçka ,nuk kam përçuar edhe erën e djersës sime .Jam e veshur shume trashë sot.Por në një moment të një meditimi të thellë ,kur trupi filloi të dridhet pa kontrolin tim e ndjeva energjinë,frekuencën, vibracionin dhe i kisha më të qarta se dikur në orët e gjata të fizikës.Përpara syve më kaloi gjithë jeta ime .Ndalova në një moment të jetës sime ,pikërisht para 16 viteve.Momenti i ,,my first broken heart,,.Isha e dashuruar dhe e lumtur.Dhe kur po mendoja se çdo gjë po shkonte më mirë sesa e kisha menduar,ai u fejua me një vajzë tjetër.Me një vajzë shumë të pasur.E mora vesh në fund.Nuk më quajti të denjë as të ma thoshte.Thjesht u fejua dhe nuk më foli më asnjëherë.Që nga ajo ditë unë pa vetëdije sikur po mundohesha të bindja veten se unë vleja shumë më shumë se paratë e saj.Pastaj edhe shumë histori të tjera të ngjajshme.Sikur dashuria dhe paratë luftonin në jetën time. Ose mund të zgjedhja dashurinë ose paratë.Unë zgjedh dashurinë dhe kur i fus duart në xhepa…Ky ishte realiteti që unë e kisha krijuar. Ligji i Tërheqjes funksionon,pavarësisht nëse mua më pëlqente apo jo. E  kisha të vizatuar edhe në fletore ,por nuk e kuptoja dot.Kam një fletore e cila në kopertinë ka të vizatuara plot banknota eurosh 500.Një ditë kur i ra drita e diellit fletores pashë që tek banknota e euros është vizatuar një zemër.Nuk është e vizatuar me laps. Duket sikur dikush e ka marë fletoren time dhe e ka vëne në fund të fletës ku ka vizatuar me stilolaps diçka në një fletë tepër të hollë dhe gjurmët e një zemre kanë mbetur tek fletorja ime .Ka gati një vit që lexoj libra si të fitoj para dhe unë spo e gjeja se çfarë nuk shkonte tek unë.E fus dorën në çantë dhe marr një stilolaps.E kthej prapë. Është i zi. Unë dua të kaltërt mbretërore. E gjej një të kaltërt dhe shkruaj…

Pyetje:,,Çfarë duhet të bëj tani?,,  ….OK –Më duhet një rrugë e re nervore. E tha para pak çastesh Jojani këtë. Si?  OK- e tha edhe këtë.Emotional Freedom Tecnique.

Bindja ime e re:Unë i dua paratë.E dua edhe dashurinë.Është gjëja më e natyrëshme ti kesh të dyja. Ato janë hyjnore,si paratë ,si dashuria.Ato janë në harmoni perfekte në jetën time dhe më bëjnë të përjetoj në çdo çast magjinë e jetës. So Be It! So let it be done! It is so!Nuk jam e sigurtë nëse i kam bërë ashtu siç duhet të gjitha hapat.Por si do që të jetë unë e ndjeva se do të krijoj realitetin tim të ri dhe u ndjeva  krenare për veten time.Po të ketë dicka , aty është Mimoza, edhe Jojan,edhe Mërgimi ,edhe të tjerët.Edhe një vajzë e mrekullueshme me emrin Xhuli.

Dal me ngut nga salla e seminarit.Shoqja ime më ka telefonuar disa herë po unë nuk e kam dëgjuar.Ndaloj tek dyqani afër për të blerë ujë për rrugës.Jam duke pritur rradhë. Para meje është një burë dhe një vajzë.Për një moment vajza shembet për tokë.Ja zgjas dorën ta ndihmoj dhe ja jap ujin që e kam në dorë.,,Jo ,jam mirë –thotë.Nxitoj të dal nga dyqani. Ka filluar të bjerë ngapak shi,por prapë bën ngrohtë.Më pëlqen edhe shiu,edhe gjithëçka.Gjithëçka pranoj me buzëqeshje si EMERALDI.Kaloj pranë një gruaje që mban në dorë një çadër rozë.Për një moment çadri i kthehet mprapsht.Është tepër e çuditur.,,Çfarë ndodhi?-e impyes e buzëqeshur.,,Nuk e di,nuk fryn fare erë.Duket si një magji.,,Buzëqesh.Çdo gjë është magji.Ne vetëm duhet të mësojmë ta shohim.Më tutje ka një gropë të mbushur me ujë nga shiu.I fus dhe i përplas këmbët e lumtur, njësoj siç bëja kur isha vajzë e vogël. Jam përsëri fëmijë. E kuptoj se kam filluar të këndoj.Çfarë pë këndoj?! Ah,po ,,Supergirl,, nga Reamon. Lejohet. Kërcej hopa në gropë dhe këndoj me zë:

Then she’d say:  It’s OK,I got lost on my way

But I’m a supergirl,and supergirls don’t cry

Then she’d say: It’s all right,I got home late last night

But I’m a supergirl,and supergirls just fly….

 

 

Mirela Daci Hambari anetare ne Iam-Power

http://www.iam-power.com