Shkenca e Pasurimit një libër me Vlera të Larta

Ju nkoftojme se libri Shkenca e Pasurimit është ribotuar dhe të njëjtin mund të gjeni në linkun në vijim:

http://sunandstars.com.mk/libra?product_id=232&limit=100

shkenca e pasurise botimi 2

Hyrja

 

I dashur lexues!

 

Në fillim kur e lexova këtë libër, më ndihmoi të hap ja sytë. Shumë libra janë shkruajtur mbi të qenurit të pasur, por shumica e tyre kryesisht janë bazuar në aspektin material. Unë mendoj se është shumë më e rëndësishme të fillohet me qenien tuaj të brendshme – me anën tuaj shpirtërore, me esencën tuaj, me dritën tuaj, apo çfarëdolloj emri të keni për të. Ne jemi qenie shpirtërore që kemi eksperienca humane dhe jo rrugë të tjera përreth. Të mësuarit se kush jemi është pyetja më e rëndësishme me të cilën mund të filloni jetën tuaj. Duke bërë këtë, ju do të përjetoni eksperienca shumë interesante që do t’ju udhëheqin drejt një kuptimi të ri të kompletuar të jetës. Kjo do t’ju udhëheqë gjithashtu drejt një mënyre të ndryshme komplete se si e shikoni këtë botë.

Dikush e përshkruajti këtë si; -‘Çdo gjë ka ndryshuar, por çdo gjë është njësoj!’ E vështirë t’a akordojmë mendjen, mendjen e programuar për të menduar në mënyrë dualiste. Mund të jetë kjo rrugë, apo një rrugë tjetër. Nëse ne do t’a kuptonim këtë vetëm me mendje, atëherë poetët nuk do të ekzistonin. Poetët flasin gjuhën e shpirtit dhe mund të komunikojnë drejt me zemrën.

Jeta nuk është dualiste, sa më shumë ndryshime që gjeni dhe sa më shumë do t’ë jeni kundër vetes, aq më pranë jetës jeni. Manifestimi i ëndrrave magjistare, do të jetë shumë më i fuqishëm, pasi ta lexoni këtë libër. Leximi do të krijojë rrugë të reja dhe lidhje nervore në trurin tuaj. Gjërat papritur duket se marrin një kthesë të ndryshme. Nëse kjo ndodhë, ti e di që ti ke lexuar diçka të re.

Sa më shumë perspektiva të keni, aq më shumë fleksibilë jeni. Nuk ka rrugë të drejtë apo rrugë të gabuar, vetëm gjykimi juaj mund t’a bëjë ashtu. Në momentin që ju e kuptoni dhe e përjetoni këtë, ju bëni një kërcim kuantik në ndërgjegjen tuaj.     Ky libër është shkruajtur në vitin 1910 nga Wallace D.Wattles. Ai ishte një gjeni përderisa zbuloi që burimi i të qenurit të pasur, shtrihet brenda vetes tuaj. Kjo mund të marrë pak minuta gjatë përdorimit në gjuhë të ndryshme. Mos e lejoni veten tuaj të ndalojë pas kësaj, vetëm vazhdoni të lexoni dhe do të shikoni më pas se si gjërat do të fillojnë të qarkullojnë.    Për lexueset femra, ka disa ndryshime në stilin e tij të të shkruajturit, pasi ai përdorë shpesh fjalën “mashkull”. Nëse e lexoni këtë fjalë, vetëm zëvendësoni atë me fjalën “femër” në mendjen tuaj ose të dy fjalët “femër dhe mashkull” në kontekstin e këtij libri. Të gjitha ëndrrat e juaja, mund të bëhen realitet!

Wayne Dyer

Tabela e përmbajtjes

Parathënie. 6

KAPITULLI I – E DREJTA PËR TË QENË I PASUR – 8

KAPITULLI II. 12

KAPITULLI III. 16

KAPITULLI IV.. 20

KAPITULLI V.. 26

KAPITULLI VI. 32

KAPITULLI VII. 37

KAPITULLI VIII. 41

KAPITULLI IX.. 45

KAPITULLI X.. 50

KAPITULLI XI. 56

KAPITULLI XII. 61

KAPITULLI XIII. 66

KAPITULLI XIV.. 70

KAPITULLI XV.. 74

KAPITULLI XVI. 78

KAPITULLI XVII. 82

SUGJERIME.. 85

 

 

 

Parathënie

Ky libër është pragmatik, jo filozofik; ky libër është një manual praktik, jo një traktat i lidhur pas teorive. I dedikohet burrave dhe grave që nevoja më e madhe e tyre është paraja; atyre që fillimisht duan të kenë para dhe pastaj të filozofojnë.             Kjo më tepër vlen për ata njerëz të cilët deri tani nuk kanë gjetur as kohën, as kuptimin dhe as mundësinë që t’i futen thellë studimit të METAFIZIKËS, por janë po ata që duan rezultate dhe përfundime shkencore si bazë e aksionit, duke mos shkuar në të gjitha proçeset nga duhet të dalin këto për- fundime.

Pritet që lexuesi të marrë deklarata rrënjësore bazuar në besimin, njësoj si do të merrte deklarata për sa i përket ligjit të veprimit elektrik të shpallur nga Marcon- i apo Edison-i dhe të marrë deklarata mbi besimin, se të vërtetojë dëshminë dhe të vërtetën e tyre duke vepruar si ata pa frikë dhe hezitim. Çdo burrë ose grua që bën këtë sigurisht do të bëhet i pasur apo e pasur. Shkenca e aplikuar këtu është një shkencë ekzakte dhe dështimi është i pamundur. Për përfitimet, gjithsesi, për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të hetojnë teorinë filozofike dhe në këtë mënyrë, të sigurojnë baza logjike të besimit, këtu do të citohen teori të disa autoriteteve.

Teoria monistike e universit thotë se ‘Një është Gjithçka dhe Gjithçka është Një’. Kjo Substancë e Vetme e manifeston veten në dukjen e shumë elementeve të botës materiale me origjinë Hindu dhe gradualisht e ka fituar rrugën e saj në mendimet e botës perëndimore për dyqind vjet. Është themeli i të gjitha filozofive orientale dhe të atyre si Dekarti, Spinoza, Leibnitz, Schopenhauer, Hegel dhe Emerson.

Lexuesi i cili do të gërmojë në themelet e filozofisë, i këshillohet të lexojë Hegel-in dhe Emerson-in.Gjatë shkrimit të këtij libri, unë kam sakrifikuar të gjitha konsideratat me qëllim që të qartësoj dhe thjeshtëzoj stilin tim të të shkruajturit, në mënyrë që të gjithë t’a kuptojnë. Plani i aksionit është shkëputur nga konkluzionet e filozofive të cilat janë testuar dhe është parë që gjatë praktikës apo eksperimentit, kjo ka funksio-nuar.

Nëse doni të dini si kam arritur te këto përfundime, lex- oni autorët e përmendur më lartë dhe nëse don të korrësh frutat e filozofisë së tyre në praktikë, lexojeni këtë libër dhe bëni sakt- ësisht atë çfarë thotë se duhet të bësh.

 

 

KAPITULLI I
– E DREJTA PËR TË QENË I PASUR –

 

Çfarëdo që të thuhet në lutjet e varfërisë, faktet thonë se nuk është e mundur të jetoni një jetë të kompletuar dhe të suk-sesshme nëse nuk jeni i pasur. Asnjë njeri nuk mund të rrisë talentin e tij apo zhvillimin shpirtëror, nëse ai nuk ka shumë para.       Për të rritur zhvillimin shpirtëror dhe për të zhvilluar talentin e tij, ai duhet të përdorë shumë gjëra dhe nuk mund t’i ketë këto gjëra, pa pasur para që t’i blejë ato.

Njeriu zhvillohet në mendje, në shpirt dhe trup duke përdorur gjëra dhe shoqëria është kaq e organizuar, sa që njeriu duhet të ketë para që të posedojë këto gjëra dhe baza e të gjithë avancimeve të njeriut, duhet të jetë shkenca për t’u pasuruar.

Objektivi i të gjithë jetës është zhvillimi dhe çdo gjë që jeton ka të drejtën e pa tjetërsueshme të zhvillimit për të arrit-ur.

E drejta e njeriut për të jetuar do të thotë e drejta e tij për të patur një përdorim të lirë dhe të pa kufizueshëm të të gjitha gjërave të nevojshme për përmbushjen mentale, shpir-tërore dhe fizike, ose e thënë me fjalë të tjera “e drejta për të qenë i pasur”.

Në këtë libër, unë nuk do të flasë për pasuritë në mënyrë figurative. Të jesh me të vërtetë i pasur, nuk do të thotë të kën-aqesh me pak. Asnjë njeri nuk do të kënaqet me pak, nëse ai njeri ka mundësi të përdorë dhe të kënaqet me shumë. Qëllimi i Natyrës është avancimi dhe shpalosja e jetës. Çdo njeri duhet të ketë gjithçka që të kontribuojë te fuqia, eleganca, bukuria dhe pasurimi i jetës. Të kënaqesh me pak është mëkat.

Njeriu që zotëron gjithçka që ai dëshiron për gjithë jetën e tij që ai do të jetojë, është i pasur dhe asnjë njeri që nuk ka shumë para, nuk mund të ketë gjithçka që ai dëshiron. Jeta ka avancuar shumë dhe bëhet kaq e komplikuar, sa që burrit dhe gruas më të zakonshëm, i nevojitet një shumë e konsiderueshme e pasurie me qëllim që të jetojë në një mënyrë që i afrohet përmbushjes. Çdo person natyrshëm do të bëhet  gjithçka që ka mundësi të bëhet. Kjo dëshirë për të realizuar mundësitë e brendshme, është e trashëgueshme te qeniet humane.  Ne nuk kemi  ç’ti bëjmë kërkesës të bëhemi gjithçka që mund të bëhemi.

Suksesi në jetë është të bëhesh çfarë do ti të bëhesh. Ti mund të bëhesh gjithçka që ti dëshiron vetëm duke vënë në përdorim disa gjëra dhe ti mund të kesh përdorim të lirë të gjë-rave kur të bëhesh mjaft i pasur për t’i blerë këto gjëra. Të kup-tosh shkencën si të bëhesh i pasur është gjëja më thelbësore nga të gjitha njohuritë.

Nuk ka asgjë të keqe të duash të jesh i pasur. Dëshira për pasuri është në të vërtetë dëshira për të qenë më i pasur, më i përmbushur, për një jetë më të bollshme dhe kjo dëshirë është për t’u lavdëruar. Njeriu i cili nuk dëshiron të jetojë në bollëk më të madh është anormal dhe gjithashtu njeriu që nuk dëshi-ron të ketë më shumë para për të blerë gjithçka do, është anor-mal.

Ka tre motive për të cilën ne jetojmë; ne jetojmë për trupin, ne jetojmë për mendjen dhe ne jetojmë për shpirtin. Asnjëra nga këto nuk është më pak apo më shumë e rëndësi-shme se tjetra. Të gjitha janë njësoj të dëshiruara dhe asnjëra nga të trija (trupi – mendja – shpirti), nuk mund të jetojnë të ndara nga njëra- tjetra. Nuk është në rregull apo e mirëpritur bujarisht që të jetosh për shpirtin dhe të mohosh trupin apo mendjen dhe është gabim të jetosh për intelektin dhe të mohosh trupin ose shpirtin.

Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm me pasojat e neverit- shme të të jetuarit për trupin tonë dhe të mohimit të mendjes dhe shpirtit dhe ne shohim se jeta e vërtetë nënkupton shprehjen komplete të gjithë asaj që njeriu mund të japë nga trupi, mendja dhe shpirti.

Çfarëdo që një individ mund të thotë, askush nuk mund të jetë vërtetë i gëzuar apo i kënaqur, nëse trupi i tij nuk jeton i plotësuar në çdo funksion dhe kjo e vërtetë vlenë për mendjen dhe shpirtin e tij. Kudo që të ketë një mundësi të pashprehur, apo ndonjë funksion të pa performuar, aty është një dëshirë e pakënaqshme. Dëshira është mundësi për të kërkuar shprehje, ose një funksion që kërkon performancë.

Njeriu nuk mund të jetojë i plotë me trup pa ushqim të mirë, pa veshje komforte, pa një strehim të ngrohtë dhe pa një liri nga mundimi i tepruar. Pushimi dhe rekreacioni janë gjithashtu të nevojshme për jetën e tij fizike.

Njeriu nuk mund të jetojë i plotë në mendje pa libra dhe kohë për t’i studiuar ato, apo pa mundësi për të shëtitur dhe të vështruar, apo pa shoqëri intelektuale.

Që të jetojë i plotë në mendje, ai duhet të ketë rekreacion intelektual; dhe duhet t’a rrethojë veten e tij me të gjitha objektet e artit dhe bukurisë për të cilat ai është i aftë t’i përdorë dhe t’i vlerësojë.

Që të jetojë i plotë në shpirt, njeriu duhet të ketë dashuri dhe dashuria është një shprehje e mohuar nga varfëria.          Lumturia më e lartë e njeriut është gjetur në dhuratën e përfitimit të atyre që do, dashuria e gjen shprehjen e saj më natyrore dhe spontane te dhënia. Njeriu që nuk ka asgjë për të dhënë, nuk mund t’a mbushë vendin e tij si bashkëshort, baba, si qytetar apo si njeri. Është në përdorimin e gjërave materiale që një njeri e gjen jetën e plotësuar për trupin e tij, e zhvillon mendjen dhe shpalosë shpirtin. Kjo është e një rëndësie supreme për atë që do të jetë i pasur.

Është shumë e drejtë që ju të dëshironi të bëheni i pasur. Nëse je një burrë normal apo një grua normale, është shumë e pranueshme të kesh këtë dëshirë. Ështe shumë e drejtë që duhet të japësh kujdesin tënd më të mirë Shkencës për t’u pasuruar, sepse është më fisnikja dhe më e nevojshme se sa të gjitha studimet. Nëse e neglizhoni këtë studim, ju keni braktisur detyrën për vetveten, Zotin dhe njerëzimin, pasi duhet të keni parasysh se Zotit dhe njerëzimit, nuk mund t’u bëni shërbim më të madh përveç se të bëni më të mirën nga vetja.

 

Per te porositur librin ju lutem shkruani ne email mimoza88@yahoo.com

ose ne linkun

POROSIT TANI

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Advertisements